• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Kampi Nacional hap dyert për akomodimin e ekipeve kombëtare

February 3, 2023

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

February 3, 2023

Arsim Thaqi ka filluar të jetë i ‘frikshëm’ për kundërshtarët

February 3, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Kampi Nacional hap dyert për akomodimin e ekipeve kombëtare
  • Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës
  • Arsim Thaqi ka filluar të jetë i ‘frikshëm’ për kundërshtarët
  • Stadiumit kosovar i vihen shiritat, nisin hetimet
  • Drita fiton miqësoren ndaj ekipit që e eliminoi Gjilanin nga Evropa
  • Zyrtare: Kosova në futsal bëhet me trajner të ri
  • Adnan Januzaj e gjen skuadrën e re, i bashkohet Istanbul Basaksehirit
  • Persona të papërgjegjshëm bëjnë shllajfa në stadiumin kosovar
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Legjionarët»Van Bommel: Arbnor Muja është lojtar i madh, e shoh në kombëtaren e Kosovës në të ardhmen
Legjionarët

Van Bommel: Arbnor Muja është lojtar i madh, e shoh në kombëtaren e Kosovës në të ardhmen

By R.JJanuary 20, 2023Updated:January 20, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Futbollisti kosovar, Arbnor Muja po kalon momente shumë të mira në klubin e tij të ri, Royal Antwerp në Belgjikë. Sulmuesi nga Mitrovica kompletoi transferimin e tij nga Drita në Antwerp gjatë afatit kalimtar të verës, pasi drejtuesit e klubit belg ishin të mahnitur me paraqitjen e 24 vjeçarit në ndeshjen e klubit belg dhe atij kosovar në kuadër të kualifikimeve për UEFA Conference League.

Në klubin belg, Arbnor Muja ka pasur dhe ka rastin të punojë me lojtarë që kishin karrierë të jashtëzakonshme dikur si Radja Nainggolan e Toby Alderweireld, teksa trajneri i tyre është Mark Van Bommel, i cili ka luajtur në disa nga klubet më prestigjoze në botën e futbollit, si Barcelona, Milan, Bayern Munich e PSV.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport, trajneri i Antwerp, Mark van Bommel ka potencuar se është shumë i kënaqur me ambientimin dhe përparimin e Arbnor Mujës që nga transferimi i tij në Belgjikë.

“Arbnori është përshtatur me Ligën belge (Jupiler Pro League) dhe me mënyrën tonë të lojës në Royal Antwerp FC. Ai ka bërë përparime të mëdha. Arbnori është një lojtar i dobishëm, i besueshëm dhe një profesionist i madh”, tha fillimisht Mark van Bommel për GazetaBlic Sport.

Sipas ish lojtarit të madh, tani trajnerit Mark van Bommel (45 vjeçar), Arbnor Muja ka një të ardhme shumë të ndritur përpara, teksa ai mund të luajë edhe tek kombëtarja e Kosovës në të ardhmen.

“Ai ka një të ardhme të ndritur përpara vetes. Unë gjithashtu e shoh atë të depërtojë edhe tek kombëtarja e vendit të tij (Kosova) në plan afatgjatë”, përfundoi Mark van Bommel.

Arbnor Muja ka fatin që si trajner ka një trajner me përvojë të madhe si Mark van Bommel, teksa shihet qartazi se në ndeshjet e fundit ka fituar edhe besimin e tij.

Kujtojmë se Bommel ka rreth 540 paraqitje në karrierën e tij profesionale në klube si Fortuna Sittard, PSV, Barcelona, Bayern Munich e Milan, teksa ka 79 paraqitje me kombëtaren e Holandës.

Sa i përket titujve ai ka fituar Champions League dhe La Ligan me Barcelonën në vitin 2005/6, fitoi Bundesligan dy herë dhe Kupën e Gjermanisë poashtu dy herë. Ai pati suksese edhe në Itali, ku me Milanin fitoi Scudetton dhe Superkupën, kurse me PSV u shpall kampion në katër vite, teksa fitues i Kupës holandeze është 7 herë.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Sevilla zyrtarizon fatin e Adnan Januzajt

February 3, 2023

Kastrati pret ftesë nga Giresse për ndeshjet e marsit

February 2, 2023

Sa i pafat futbollisti i Kosovës, dështoi të shënonte nga rreth tri metra në Ligue 1

February 2, 2023

Bytyqi flet si lojtar i Olympiacosit

February 1, 2023
AKTUALE

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

February 3, 2023

Arsim Thaqi ka filluar të jetë i ‘frikshëm’ për kundërshtarët

February 3, 2023

Stadiumit kosovar i vihen shiritat, nisin hetimet

February 3, 2023

Drita fiton miqësoren ndaj ekipit që e eliminoi Gjilanin nga Evropa

February 3, 2023
TË TJERA

Kampi Nacional hap dyert për akomodimin e ekipeve kombëtare

February 3, 2023

Zyrtare: Kosova në futsal bëhet me trajner të ri

February 3, 2023

Adnan Januzaj e gjen skuadrën e re, i bashkohet Istanbul Basaksehirit

February 3, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.