Lulzim Abazi kryetar i FC Ferizajit, ka thënë në emisionin Dueli Sportive në RTV Dukagjini se, në Ferizaj do ta kenë të vështirë të marrin pikë.
Më tej ai ka folur për ardhjen e trajnerit të ri në FC Ferizaj ku ka thënë se falë rekomandimeve të trajnerit të ri ata kanë arritur që ekipin at riorganizojnë dhe tani janë duke qëndruar shumë mirë në ligën e Futbollit Kosovar.
“Në ketë sezon ne jemi më të mirë edhe me pikë më shumë sesa Ballkani. Sepse nga minus 6 pikë kemi arritur të jemi plus 11 pikë”, ka thënë Abazi.
Më tutje ai ka thënë se ekipi të cilën e udhëheq janë në rrugën e duhur për të qenë në elitën e futbollit kosovar.