Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse është shprehur optimist para ndeshjes ndaj Izraelit, por ka kërkuar nga futbollistët që të jenë plotësisht të fokusuar.
Tekniku francez tha se kualifikimi mund të arrihet vetëm me angazhimin e lojtarëve, duke refuzuar të flet për taktikat e lojës.
“Gjasat e Kosovës normalisht varen në takimin e nesërme dhe në ndeshjet e radhës nga angazhimet e futbollistëve. Normalisht ne kemi këtë besim dhe vetëm përmes angazhimit mund të arrijmë atë që duam. Sa i përket taktikave, nuk flas para lojës”.
Giresse tutje deklaroi se tërë skuadra e Izraelit është në formë të lartë dhe shtoi se nuk duhet të merren me gjasat e Kosovës për kualifikimin tutje.
“Të gjithë 11 lojtarët janë të rrezikshëm tek Izraeli dhe ky është impakt që nuk mund të neglizhohet në asnjë formë”.
“Nuk jemi për të marrur me sa janë gjasat e Kosovës. Jemi këtu për të luajtur dhe të jemi të koncentruar në të gjitha ndeshjet. Qëllimi ynë është për të fituar dhe të shkojmë sa më larg e të mos merremi me pyetjet. Jemi këtu vetëm me një qëllim, të luajmë dhe të shkojmë sa më larg”.
Ai e pranoi se ka presion paksa shkaku që objektivi i Federatës së Futbollit të Kosovës është kualifikimi për në “Euro 2024”.
“Është paksa normale që kur garon në këtë nivel të lartë, ka presion nga të gjithë. Është normale dhe jemi duke u marrur me të dhe pa presion nuk mund të fitosh dhe është në rregull. Për mua është e rëndësishme që presioni te jetë tek unë dhe jo te lojtarët në mënyrë që të vazhdojmë me dëshirën për të fituar”.
“Jemi ekip mysafir dhe duhet ta kemi parasysh se sa herë jemi mysafir, tifozët e mbështesin ekipin vendas. Ne duhet të jemi në gjendje që ta përballojmë këtë gjë, duhet të fokusohemi te loja që të japim më të mirën”.
Në fund, Giresse shtoi se përvoja mund t’iu ndihmojë në takimin e nesërme.
“Po nëse Kosova është ekip me shumë eksperiencë mund të përfitojmë nga ky fakt dhe të provojmë që nga eksperiencë të marrim fitoren në ndeshjen e nesërme”.
Përndryshe, përballja mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00.