Përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur që dy prurjet e fundit, pra Amar Gërxhaliu dhe Albion Rrahmani të jenë dy të “sakrifikuarit” e listës ndaj Izraelit.
Tekniku francez ka ftuar 25 futbollistë për ndeshjet e marsit, mirëpo UEFA lejon vetëm që 23 të jenë të pranishëm në një ndeshje.
Në listën e Kosovës në UEFA për ndeshjen ndaj Izraelit emrat e Gërxhaliut dhe Rrahmanit nuk rezultojnë, prandaj pritet që të jenë në tribuna.
Përndryshe, të gjithë lojtarët janë në formë të mirë pra s’kanë lëndime dhe të gatshëm që të luftojnë për rezultat pozitiv ndaj Izraelit.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Izraelin këtë të shtunë me fillim nga ora 18:00 në Tel Aviv.