Albert Dabiçaj është njëri nga emrat e shumtë që tani është larguar nga SC Gjilani.
Siç merr vesh “Livesport”, Dabiçaj ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Mali i Zi, FC Deçiq – Tuz.
Marrëveshja mes dy palëve është arritur, derisa pengesa e vetme mbetet fletëlëshimi që lojtari ka kërkuar t’i lëshohet nga SC Gjilani.
“Livesport” gjatë ditës së djeshme ka raportuar gjithashtu se lojtarët i kanë dhënë afat SC Gjilanit që t’u lëshohet fletëlëshimi deri në fund të kësaj jave, në të kundërtën rastin do ta paraqesin në UEFA dhe nuk do të rikthehet në ambientet e klubit.