Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar eliminimin nga Kupa e Kosovës.
Llapi u mposhtën nga Gjilani, pasi u mposhtën 3:1, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes eliminimin e komentoi edhe trajneri i klubit të Podujevës, Batatina.
Sipas tij Gjilani nuk e merituan kualifikimin dhe arbitrimi nuk ishte i drejt, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se vetëm lojë nuk ka pasur, nuk ka pasur futboll. Gjyqtari Gramosi nuk la të luhet futboll. Në pjesën e parë u luajtën 15-të minuta ndërsa në pjesën e dytë 20 minuta. Ka pasur vonesa dhe arbitri nuk dha as kartonë për vonesa. Mevlan Zekës nuk ia dha kartonin e dytë të verdhë. Është jo normale kjo që ndodhi. Ne bëmë maksimumin, pranuam gol të panevojshëm. Gjilani nuk e meritoi fitoren, nuk e meritoi finalen. Mendoj se arbitrimi ka qenë katastrofal. Goli ishte prekje me dorë klasike. Mendoj prej aty humbi koncentrimi i skuadrës. Mendojmë për kampionat, të dalim në pozitën e tretë, të arrijmë objektivin, daljen në Evropë. Besoj që do ta kapim Evropën nga kampionati. Takohemi me skuadrat direkte. Kemi mundësinë të ngjitemi në tabelë. Gjilani ia humbi Llapit një trofe, por nuk është skuadër që merr trofe. Përgjegjësinë le ta mbajnë gjyqtarët. Gjithçka ka qenë në favor të kundërshtarit”, tha Batatina pas ndeshjes.
Finalja e Kupës së Kosovës do jetë në mes Gjilanit dhe Prishtinës.