• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re, zbulohet rroga vjetore e kapitenit kosovar

February 7, 2023

Në fundjavë nis Superliga, vëmendja në Malishevë e Mitrovicë

February 7, 2023

Sot vendoset fati i duelit Nikli – T’89, mysafirët prezantojnë prova të reja

February 7, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re, zbulohet rroga vjetore e kapitenit kosovar
  • Në fundjavë nis Superliga, vëmendja në Malishevë e Mitrovicë
  • Sot vendoset fati i duelit Nikli – T’89, mysafirët prezantojnë prova të reja
  • Galatasaray e “dridhë” futbollin turk me blerjen e yllit italian, detajet e marrëveshjes
  • Tërmeti tragjik në Turqi, trajneri i Sivasspor: Asistentit tim i vdiqën 15 persona nga familja
  • Lëndimi i Mujës më i rëndë seç pritej, mësohet sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës
  • Kiqina transferohet te skuadra e Kategorisë Superiore?
  • Florent Hasani: Fitorja shkon për Bekajn
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»Arianit Ahmeti gjenë fajtorët për mos-licensimin e FFK-së, Ademin e akuzon për humbje të miliona eurove
Futbolli vendor

Arianit Ahmeti gjenë fajtorët për mos-licensimin e FFK-së, Ademin e akuzon për humbje të miliona eurove

By FFKJanuary 8, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Ish-zëvendës/sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Arianit Ahmeti ka akuzuar kryetarin e FFK’së, Agim Ademi dhe ushtruesin e detyrës të sekretarit, Taulant Hodaj për (mos) licencimin e FFK’së nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive të MKRS’së.

Ahmeti ka thënë se një nga arsyet pse FFK’ja ende nuk është licencuar nga MKRS janë pozitat që mbajnë krerët e FFK’së.

Ai ka përmendur aktakuzën e Agim Ademit që dyshohet se së bashku me Muharrem Ramën më 2012 e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke i kërkuar atij para në vlerë prej 30 mijë euro ose një veturë luksoze “BMW X5”, ndërsa edhe pozitën që mban Taulant Hodaj.

”Sekretari i FFK-së është ushtrues detyre në federatë, por që ushtron edhe detyrën e avokatit me kompanin e tij “Hodaj&Partners”. Se a ka konflikt interesi pozita e tij si U.D Sekretarit Gjeneral i FFK dhe avokat për ta mbrojtur Agim Ademin në Gjykatë duhet ta vlersojnë organet e drejtësisë,” ka shkruar ai.

Tutje, ai pretendon se për vitin 2022 FFK’ja ka humbur rreth gjysmë milioni euro nga mos marrja e vërtetimeve për sponsorizim ”shkak mos licencimi”.

”Për të mbajtur pozitën në kundërshim me çdo ligj/rregullore/statut dhe kod të etikes Agim Ademi klubeve si duket ju ka humbur mjetet që llogaritet të jenë miliona euro nga sponsorizimi, në mungesë të marrjes së vërtetimit nga MKRS dhe do humbasin edhe miliona tjerë si duket, nëse nuk ka reflektim të vet klubeve,” ka shkruar ai.

Gjithashtu, Arianit Ahmeti shkroi edhe rreth ‘ikjes’ së sulmuesit, Agon Sadiku nga kombëtarja e Kosovës, i cili pasi u grumbullua me ‘Dardanët’ në miqësoret e muajit nëntor tani i është bashkangjitur Finlandës në një kamp që po mbahet në Danimarkë.

”Problemi tani më është kredibiliteti i institucionit të futbollit tonë, futbollistët po e braktisin Kombetarën e Kosovës jo me vetëm për Shqiperinë, Zvicrrën, Gjermaninë apo Suedinë, por edhe Finlanda po ia merr lojtarët Kosovës. Lexo deklaraten e Agon Sadikut përse ka ndryshuar fanelën Kosovës dhe i është bashkuar Finlandës,” ka shkruar Ahmeti.

Në fund, ai akuzoi Agim Ademin se e ka kthyer institucionin më të lartë të futbollit në vend si mburojë të tij, duke u fshehur pas FFK’së për të kaluarën e tij me vepra kriminale.

Postimi i Arianit Ahmetit:

FFK nuk i plotësoi kriteret për licencim, por duket se nuk po i plotëson as kushtet e lojtarëve që po e braktisinë Kombëtarën!

Pse nuk u licencua FFK?! Pse Agon Sadiku braktisë Kosovën për Finlandën?!

Federata e Futbollit të Kosovës e humbi dhjetorin e 2022, tani edhe janarin e 2023, e kush e di edhe sa muaj të tjerë, per shkakun se nuk po licencohet nga MKRS. Për shkak të problemeve organizative që i mungojnë dhe problemeve me ligjin, si dhe pozitat qe mbajnë krerët e FFK-së.

Dihet se Kryetari i FFK-së ka edhe aktakuzë të konfirmuar duke shkuar në gjykatë për korrupcion, hera e fundit me 7 Nëntor 2022.

Sekretari i FFK-së është ushtrues detyre në federatë, por që ushtron edhe detyrën e avokatit me kompanin e tij “Hodaj&Partners”. Se a ka konflikt interesi pozita e tij si U.D Sekretarit Gjeneral i FFK dhe avokat për ta mbrojtur Agim Ademin në Gjykatë duhet ta vlersojnë organet e drejtësisë.

Por tani më është fakt që për shkak të këtyre dy emrave Agim Ademi dhe Taulant Hodaj (rekomandimet e MKRS), FFK nuk është licencuar, madje për vitin 2022 Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur rreth gjysmë milioni € (euro) nga mos marrja e vërtetimeve për sponsorizim shkak mos licencimi.

Për të mbajtur pozitën në kundërshim me çdo ligj/rregullore/statut dhe kod të etikes Agim Ademi klubeve si duket ju ka humbur mjetet që llogaritet të jenë miliona euro nga sponsorizimi, në mungesë të marrjes së vërtetimit nga MKRS dhe do humbasin edhe miliona tjerë si duket, nëse nuk ka reflektim të vet klubeve.

FFK në vend se të ishte servis për klubet është berë penges e cila po i ngulfat vet ato duke i quar në prag falimentimit.

Problemi tani më është kredibiliteti i institucionit të futbollit tonë, futbollistët po e braktisin Kombetarën e Kosovës jo me vetëm për Shqiperinë, Zvicrrën, Gjermaninë apo Suedinë, por edhe Finlanda po ia merr lojtarët Kosovës. Lexo deklaraten e Agon Sadikut përse ka ndryshuar fanelën Kosovës dhe i është bashkuar Finlandës.

Është mirë ta dinë Komuniteti i Futbollit të Kosovës se çfarë “borxhi” i paskan Agim Ademit, i cili e ka kthyer Institucionin më të lartë të futbollit në vend si mburojë të tij, duke u fshehur pas FFK-së për të kaluarën e tij me vepra kriminale.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Mitrovicasit gati të protestojnë për stadiumin Adem Jashari (VIDEO)

February 6, 2023

Trajneri Faruk Statovci rrëfen se si u sulmua me shkopinj bejsbolli (VIDEO)

February 6, 2023

MKRS licencon edhe 6 Federata tjera sportive, por ende jo FFK-në

February 6, 2023

Ja pse goli i lojtarit të Dukagjinit hyri në histori të futbollit kosovar

February 6, 2023
AKTUALE

Në fundjavë nis Superliga, vëmendja në Malishevë e Mitrovicë

February 7, 2023

Sot vendoset fati i duelit Nikli – T’89, mysafirët prezantojnë prova të reja

February 7, 2023

Kiqina transferohet te skuadra e Kategorisë Superiore?

February 6, 2023

Mitrovicasit gati të protestojnë për stadiumin Adem Jashari (VIDEO)

February 6, 2023
TË TJERA

Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re, zbulohet rroga vjetore e kapitenit kosovar

February 7, 2023

Galatasaray e “dridhë” futbollin turk me blerjen e yllit italian, detajet e marrëveshjes

February 7, 2023

Tërmeti tragjik në Turqi, trajneri i Sivasspor: Asistentit tim i vdiqën 15 persona nga familja

February 7, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.