Përkundër që KF Vëllaznimi është afër rënies në Ligën e dytë të futbollit, skuadra gjakovare po tregon formë të mirë në stinorin pranverore, ku me kryesinë e re ka pasur një organzim të mirë.
Në sulmin e skuadrës gjakovare aktivizohet 19 vjeçari Arlind Rrustemaj, që deri tani ka mahnitur me formën e treguar për fanellat kuqezi.
Rrustemaj luan në pozitën e sulmuesit qendror për ekipin e drejtuar nga Megzon Visoka. Rrustemaj i ka ndihmuar skuadrës në stinorin pranverore me paraqitje fantastike dhe së fundmi shënoi gol fantastik ndaj Rilindjes.
19 vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për KF Gjakova dhe Dardanët.