- Muriqi ua dhuron fanellën dhe shorcet tifozëve, mbetet veç në brekë (VIDEO)
- Trajneri i Mallorcas, Aguirre: Muriqi kërkoi falje për gjestin që bëri pas zëvendësimit
- Festuan më 27 janar për statutin me plot shkelje, tani FFK nuk licencohet – klubet në kolaps total dhe miliona euro të humbura
- Vedat Muriqit nuk i pëlqeu zëvendësimi, doli i nervozuar nga fusha dhe goditi pankinën
- Benjamini dardan në Japoni: Aventura në Japoni niveli i lartë i futbollit në Azi dhe dëshpërimi që askush nuk e kontakton që një vit nga Kosova
- Superliga e Kosovës vjen sot me tre ndeshje interesante, vëmendja në Suharekë
- Tek Kosova 0 minuta, në Belgjikë Muja luan 90 minuta
- Befasi: Nga 0:3, Ulpiana mund të humbas në tavolin 3:0
Author: G.L
Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, shkruan Gazeta Express. Kjo do të jetë ndeshja e dytë pas barazimit 1:1 me Izraelin të shtunën. Në prag të kësaj ndeshje, sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është parë në shoqërinë e aktorit të njohur, Vedat Bajrami. “Forca Kosova. Unë biri yt Kosovë”, shkroi Bajrami krahas një fotografie të publikuar me Zhegrovën.
Kosova mbrëmë e nisi mbarë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian, ku barazoi me Izraelin, 1-1 në Tel Aviv. Në këtë ndeshje u dallua komentatori i Artmotion, Andin Lokaj, i cili tha me shaka se nuk do të bërtet deri sa të ketë autogol tjetër për Kosovën. “Nuk do të bërtas deri sa të ketë autogol tjetër për Kosovën”, ka thënë Lokaj në Sports Show në Klan Kosova. Lokaj foli edhe për ndeshjen e mbrëmshme, në lidhje me se çka i pëlqeu në këtë përballje, mes tjerash, ai theksoi se nuk e priti Arbër Zenelin në formë. “Ndryshimi i parë, Fazliji…
“Sipas disa informatave FFK-ja është dashur që të martën të pranojë zyrtarisht licensën për funksionimin e saj”, kështu ka thënë gazetari i njohur, Driton Latifi. Latifi ka folur për zhvillimet në Federatën e Futbollit Kosovar, sipas tij situata e krijuar në FFK ka qenë befasuese. Dhe sipas tij, FFK-ja është dashur që të martën ta pranojë licensën. Por më tej ai ka thënë se duhet të rezervohet nga deklaratat, pasi ende nuk ka qartësi nga situata e krijuar në FFK. “Mendoj se situata si është zhvilluar ka qenë një befasi e madhe dhe e papritur aq me ditë e grumbullimit…
Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë nesër (e hënë) ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Kuqezinjtë” do të luajnë në udhëtim kundër Polonisë. Kombëtarja shqiptare mbylli sot përgatitjet për këtë ndeshje, duke mbajtur seancën e fundit stërvitore në stadiumin “PGE Naradowy”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) bëri me dije se të 23 lojtarët e grumbulluar kanë udhëtuar me ekipin dhe janë stërvitur normalisht në një seancë pa shumë ngarkesa dhe më shumë të fokusuar tek ushtrimet me top dhe improvizime të situatave të ndryshme të lojës. Rregullisht janë stërvitur dhe Thoams Strakosha,…
Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, njoftoi sot zyrtarisht se ka emëruar kapiten të ri të ekipit kombëtar, Kylian Mbappen. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit mori shiritin e kapitenit pas pensionimit nga kombëtarja të Hugo Llorisit, kapitenit të parë, si dhe zëvendës-kapitenit, Raphael Varane, shkruan Gazeta Express. Ky vendim është komentuar nga shumë ish-futbollistë të mëdhenj francez, në mesin e tyre edhe nga Alain Giresse, tash përzgjedhës te Kombëtarja e Kosovës. Ai mbështeti homologun e tij francez, Didier Deschamps, për vendimin që mori. “Që në momentin që nxjerrim profilin e një kapiteni, sigurisht që kërkojmë pjekuri, por duhet vënë në perspektivë në…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në derbin holandez, Ajax – Feynoord. Gjatë përshëndetjes tradicionale të kapitenëve dhe gjyqtarëve para fillimit të ndeshjes, në qendër ishin Dushan Tadic në njërën anë dhe Orkun Kokcu në anën tjetër. Përfaqësuesi turk vendosi të mos i jepte dorën serbit, madje as që donte ta shikonte në sy. Mediat holandeze zbuluan se arsyeja ishte se Tadic refuzoi të mbante shiritin e kapitenit muajin e kaluar në mbështetje të viktimave të tërmetit në Turqi, transmeton lajmi.net. E gjithë skuadra e Ajaxit më pas veshën fanella mbështetëse dhe madje dhuruan para nga shitja e fanellave, por…
Futbollisti i njohur i futbollit kosovar, Liridon Fetahaj ka shënuar një gol tejet të bukur në ndeshjen e sotshme të Ligës së Parë. Fetahaj shënoi një gol tejet të bukur nga distancanë fitoren e Lirisë ndaj Trepçës me rezultatin 2 me 1, shkruan LIG Sport Me fitore, Liria shkon në kuotën e 34 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri Feronikeli 74 (37). Kurse Trepça në poitën e tetë me 20 pikë.
Llapi dhe Ballkani vazhdojnë të shukatin përkundër incidentit të madh që ndodhi dje në Podujevë. Llapjanët fituan me rezultat 3:2 në një ndeshje spektakolare, me emocione dhe me kthesa, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Por, gjithçka u prish pas lojës kur filloi zënka mes dy tifozerive, të cilat e gjuajtën njëra-tjetrën me karrige dhe me gjësende të tjera, shkruan “Gazeta Express”. Eskalimi i situatës vazhdoi edhe jashtë stadiumit, me ç’rast u desh të intervenonte edhe Policia e Kosovës. 21 persona u arrestuan, ndërsa u lënduan edhe tre tifozë dhe dy policë, derisa u dëmtuan tri vetura dhe një…
Një ngjarje e rëndë e ka goditur futbollin gjerman, njoftojnë mediat gjermane, përcjell lajmi.net. Në një aksident të tmerrshëm trafiku, i cili ndodhi në afërsi të Karlsruhe, vdiqën pesë persona, duke përfshirë katër futbollistë të klubit lokal Alemannia Eggenstein. Mes të vdekurve janë dy futbollistë, një fizioterapist dhe një ish-futbollist, të gjithë nga mosha 25 deri në 29 vjeç. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi “Alemannia Egenstein është thellësisht e pikëlluar për humbjen e futbollistëve të saj aktivë Dani Zimmerer dhe Tim Palushko, fizioterapistit Leonie Burkart dhe ish-futbollistit Philip Domer”. Dyshohet se drejtuesi 25-vjeçar ka humbur kontrollin…
Shqipëria do të fillojë fushatën e kualifikueseve të Europianit 2024 me datën 27 mars ndaj Polonisë. Trajneri i ri i kuqezinjve, Sylvinho po planifikon listën e të ftuarve, por një lajm i keq mbërrin nga Napoli. Berat Gjimshiti doli sot nga fusha ndaj Napolit për shkak të një shqetësimi muskulor. Shumë shpejt do të jenë ekzaminimet mjekësore, por me siguri ai do qëndrojë disa jave jashtë fushave. Berat Gjimshiti është një nga lojtarët që projektohet si titullar në mbrojtje, ndaj dhe do të jetë një mungesë e rëndësishme.