Author: R.J

UEFA ka thënë se po vazhdon ta vëzhgojë gjendjen e katandisur në Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi kreu i saj Agim Ademi u arrestua dhe po hetohet për korrupsion bashkë me disa zyrtarë të tjerë të federatës. Zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s e vizituan të hënën FFK-në, pas krizës që e ka kapluar futbollin vendor, pasi përveç hetimeve mbi dyshimet për korrupsion ndaj saj, federata e futbollit nuk është licencuar ende në Ministrinë e Sportit. UEFA nuk deshi të flasë për hollësitë rreth takimit dhe kur u pyet nga Gazeta Nacionale për hetimet ndaj FFK-në për korrupsion, tha se…

Read More

Futbollisti i Trepçës 89′, Ardian Muja para tetë ditësh pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Dritës, e cila ishte e vlefshme për Superligën e Kosovës.Muja i cili pas një dueli me portierin e Dritës, Faton Maloku pësoi dëmtim të rëndë, ku kishte çarje të veshkës. Ai vazhdoi ndeshjen deri në fund dhe më pas kishte dhimbje, ku edhe u detyrua të shkonte për tretman fillimisht në Mitrovicë, e më pas u detyrua të vazhdonte në QKUK në kryeqytet. “Rikuperimi është duke shkuar mirë sipas protokolit të doktorëve, fillimisht siç shihet edhe në video incizim në përplasje me portierin e…

Read More

Dyshimet për zhvatje brenda zyrtarëve të FFK-së, ka ngritur pyetje dhe shqetësime mbi reputacionin e futbollit në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar. Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se hetimet ndaj kryetarit të federatës janë duke vazhduar, ndërsa analistët e futbollit ngjarjet e fundit i shohin më shumë si një shembull i interesave personale mbi interesat e sportit në vend Ngjarjet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kanë krijuar një serë situatash të rënda për imazhin e futbollit në Kosovë. Arrestimi i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, nën dyshimin për mos-pagesën e detyrimeve tatimore ishte vetëm fillimi…

Read More

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 28-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit tonë, Kenan Haxhihamza. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Synaj Keqi, Bujar Guta dhe Isuf Llumnica. Ky komision u dakordua që epiteti i yllit të javës t’i takojë portierit të FC Dukagjini, Kenan Haxhihamza, pasi në ndeshjen kundër Prishtinës pati 6 pritje të shkëlqyeshme, duke qenë kësisoj më meritori për fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij…

Read More

Elena Sadiku po bën hapa të mëdhenj në karrierën si trajnere e futbollit. 29-vjeçarja është e vetmja trajnere shqiptare që punon në nivelin serioz të futbollit evropian. Ajo nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen ta drejtojë përfaqësuesen e Kosovës. Elena Sadiku është e rritur në Suedi, ndërsa karrierën si futbolliste e ka përfunduar herët për shkak të lëndimeve. Këtë javë është zgjedhur kryetrajnere e Akademisë së Evertonit. Evertoni garon në elitën angleze të futbollisteve, që sipas Elenës tani është liga më cilësore në botë. “Jam shumë e lumtur që jam trajnerja kryesore e Akademisë së Evertonit. Është hap…

Read More

Ekipi rumun, Cluj nuk ia ka paguar 200 mijë eurot Ballkanit për transferimin e Ermal Krasniqit. Krasniqi shkoi te Cluj gjatë afatit kalimtar dimëror, por Ballkani nuk i ka marrë ende paratë për këtë transferim. Nga kryesia e klubit kanë folur për Gazeta Express dhe se kanë thënë se afati për Clujin që ta kryejë pagesën ishte data 15 mars. Klubi suharekas i ka dërguar letër ekipit rumun, por nuk ka marrë përgjigje. Kampioni në fuqi i Kosovës nder tjera janl shprehur se do të ndërmarrin hapat përmes FIFA-s. Ermal Krasniqi është duke shkëlqyer te Cluji dhe aktualisht është futbollisti…

Read More

Jo rrallëherë jemi mësuar të shohim veprime të dhunshme dhe huligane të grupeve të tifozëve nëpër stadiumet e Kosovës. Kjo në vazhdimësi është vlerësuar si tejet shqetësuese, pasi prish imazhin e sportit në vend. Përveç përleshjeve mes grupeve, sulmeve në drejtim të futbollistëve e basketbollistëve të ekipeve të ndryshme, shpeshherë në raste të tilla janë përfshirë edhe vet ata, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur të dielën në stadiumin Ruzhdi Ramosaj në Deçan, ku ka pasur ndeshje futbollistike mes KF Deçanit dhe skuadrës nga Gjakova, KF Dukagjini. Burimet e Sinjalit kanë bërë në dije se këtë herë në rast është…

Read More

Mbrojtësi Amir Rrahmani është afër nënshkrimit të kontratës së re me Napolin. Këtë e ka bërë të ditur mediumi italian, Sky Italia. Marrëveshja aktuale e lidh Rrahmanin me Napolin deri në fund të sezonit 2023/2024. Lideri i Serisë A i ofroi mbrojtësit 29-vjeçar kosovar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon. Në total, Amir Rrahmani ka luajtur 87 ndeshje për Napolin, në të cilat ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime. /G.D abcnews.al/

Read More

Kosova ka mbetur në pozitën e 107 në përditësimin e ri të ranglistës së FIFA-s, të publikuar të enjten. Kosova nuk lëvizur në pozitë nga hera e kaluar. Në pozitën e 107-të është me 1186 pikë. Kosova i nisi kualifikimet për “Euro 2024” me dy barazime, atë kundër Izraelit në Tel-Aviv dhe Andorrës në Prishtinë. Të dyja ndeshjet e luajtura në mars përfunduan me rezultatin e njëjtë, 1:1. Ndërkohë, Shqipëria ka rënë në pozitën e 68-të, kurse dy pozitat e para janë “zënë” nga fituesja e Kupës së Botës, Argjentina dhe finalistja Franca. Argjentina është ngritur në vendin e parë,…

Read More

Më 14 shtator të vitit 2021, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) pagoi rreth 20 mijë euro për një veturë që do të përfundonte e regjistruar në pronësi private të drejtorit të kombëtares, Muharrem Sahiti. Vetura dyshohet se është paguar plotësisht nga mjetet e Federatës së Futbollit të Kosovës, të drejtuar nga Agim Ademi. Pothuajse një vit e gjysmë më vonë, hetimet e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë rezultuar me Agim Ademin dhe Muharrem Sahitin si të dyshuar për rastin. Kryetari i FFK-së është ndaluar nga policia më 22 mars, ndërsa drejtori i kombëtares është intervistuar në cilësinë…

Read More