- Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
- Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
- Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
- Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
- Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
- Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
- Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
- Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Author: FFK
Përkundër që KF Vëllaznimi është afër rënies në Ligën e dytë të futbollit, skuadra gjakovare po tregon formë të mirë në stinorin pranverore, ku me kryesinë e re ka pasur një organzim të mirë. Në sulmin e skuadrës gjakovare aktivizohet 19 vjeçari Arlind Rrustemaj, që deri tani ka mahnitur me formën e treguar për fanellat kuqezi. Rrustemaj luan në pozitën e sulmuesit qendror për ekipin e drejtuar nga Megzon Visoka. Rrustemaj i ka ndihmuar skuadrës në stinorin pranverore me paraqitje fantastike dhe së fundmi shënoi gol fantastik ndaj Rilindjes. 19 vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për KF Gjakova…
KF Opoja është kampioni i parë në futbollin e Kosovës. Skuadra nga komuna e Dragashit matematikisht e ka siguruar vendin e parë në grupin A të Ligës së tretë të Kosovës. KF Opoja kështu e ka siguruar titullin tri javë para përfundimit të sezonit. Aktualisht ata javën në vendin e parë me 10 fitore dhe një humbje pas 11 javësh. Edhe vitin e kaluar kjo skuadër përfundoi në vendin e parë por nga barazhi dështoi të inkuadrohet në Ligën e Dytë të Kosovës.
Pas largimit nga shefi i shtabit teknik te Prishtina, trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi është bërë me punë të re. Munishi nga tani do të jetë analist i rregullt në emisioni “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë televizioni në fjalë, shkruan lajmi.net. “Ismet Munishi rikthehet si analist i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv”. Pjesë e rregullt e panelit tashmë do të jetë edhe trajneri, Ismet Munishi. Munishi do jetë analist i rregullt në çdo të dielë, me fillim nga ora 22:00” – thuhet në njoftimin e televizionit. Trajneri prishtinas, Ismet Munishi ka drejtuar një…
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka theksuar se barazimi 1:1 me Dukagjinin është hap prapa për objektivin për të siguruar daljen në Evropë. “Mendoj se nuk është dashur të barazojmë, por të fitojmë tri pikë. Pranuam një gol që nuk është dashur të pranohet. Bëmë maksimumin për të barazuar dhe barazuam. Në pjesën e dytë kishim shumë raste por nuk konkretizuam. Kjo po na kushton me pikë. Ndeshje e vështirë, dy skuadra me botëkuptime të ndryshme. Por i humbëm dy pikë. Ky barazim është hap prapa, duhet të jemi realist. Por do të bëjmë maksimumin në ndeshjet deri në fund’,…
Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi pas disfatës së thellë nga Ballkani u justifikua me mungesat e shumëta, por sa i përket ndeshjes tha se mori fund gjithçka të goli i tretë. “Ndoshta është hera e parë që justifikohem por mungesa e gjashtë lojtarëve ishte vërtëtë ndikues. Mendoj që deri të goli i parë ku gabuam, ishte thyerja jonë në këtë ndeshje. Menduam ta marrim një pikë në këtë ndeshjes. Pavarësisht humbjes duhet të gjejmë kurajën dhe të luftojmë deri në fund. Të goli i tretë përfundoi gjithçka në këtë ndeshje”, tha Idrizi.
Florent Muslija po vazhdon shkëlqimin në Ligën e dytë të Gjermanisë. Futbollisti kosova sot ka shënuar një supergol për Paderbornin ndaj Sandhausenit. Muslija shënoi golin e parë të ndeshjes nga gjuajtja e lirë në minutën e 19-të. https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1650124069398880256?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1650124069398880256%7Ctwgr%5E18e14e48a57be11a95afc6b51339576cfd24e22e%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fflorent-muslija-shenon-eurogol-nga-gjuajtja-e-lire%2F
Këtë të shtunë Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës nga ora 15:00 në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll. Drita gjendet në pozitën e dytë me një pikë më pak se Ballkani që është në vendin e parë, ndërsa Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 41 pikë. Në pesë ndeshjet e fundit, Drita ka dy fitore dhe tri barazime, ndërsa Prishtina ka tri fitore e dy humbje. Duel tjetër interesant është edhe ai në mes të Ferizajt dhe Dukagjinit. Dy sfidat fillojnë nga ora 15.
Trajneri i njohur shqiptar Miral Josa ka hedhur poshtë raportimet e fundit se refuzoi postin e kryetrajnerit të Dritës shkaku i pagës, duke deklaruar se vendosi shkaku i arsyeve personale. Që disa ditë ka raportime të vazhdueshme që Josa ishte favoriti për ta zëvendësues Arsim Thaqin që kishte dhënë dorëheqje ditë më parë. Shkurtimisht për Nacionalen, Josa tha se e refuzoi skuadrën gjilanase shkaku i disa arsyeve personale, duke hedhur poshtë thashethemet se kërkoi pagë të lartë që s’mundi t’ia ofronte nënkampioni i Kosovës. “Ka qenë disa arsye që e refuzova klubin, shumë personale. Gjithsesi i falënderoj për konsideratën”, deklaroi…
Trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, duket se i kanë pëlqyer ofendimet e rënda nga disa qytetarë në drejtim të gazetares Qëndresa ‘Qeqa’ Krelani, transmeton Gazeta Metro. Të dielën e kaluar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Krelani ishte kritike për lojën e Llapit. Ajo ndër të tjerash tha se ”Llapi luan futboll pa taktikë, sikur në termina”, teksa la të nënkuptohet se për këtë nuk janë fajtor futbollistët. E publikuar në Facebook kjo pjesë e debatit nxiti reagime të ndryshme, kishte nga ata që pajtoheshin me gazetaren, e të tjerë që nuk ndanin mendimin e njëjtë me të. Dy…
Prishtina dhe Gjilani, do të takohen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23. Kryeqytetasit arritën në finale duke eliminuar klube si Dukagjini, Ballkani dhe Vushtrria. Në anën tjetër Gjilani kishte punë me Vjosën, Trepçën ’89 dhe Llapi në gjysmëfinale. Prishtina qe nga pavarësimi i sportit kosovar e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, ndërsa pas luftës e ka fituar pesë herë. Është klubi me më shumë trofe në këtë garë, sikurse edhe në kampionat. Në anën tjetër Gjilani e ka fituar një herë Kupën e Kosovës, në vitin e parë pas luftës 1999/2000. Përballë njëri…