Ka përfunduar derbi i xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani dhe Drita janë ndarë baraz pas përballjes 90 minutshe në Suharekë.
Edvin Kuc shënoi i pari për epërsinë e suharekasve, por më pas barazoi 1:1 Leonard Vitija i Dritës.
Kështu, ky ishte rezultat final i këtij dueli në mes të dy skuadrave lidere në elitën e futbollit Kosovar.
Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen dy takime nga ora 13:00. Derbi mes dy skuadrave që gjenden në krye, Ballkanit e Dritës do jetë tejet interesant.
Nxehtë pritet të jetë edhe ndeshje tjetër, ajo mes Gjilanit e Prishtinës, vendit tre dhe katër në rënditjen tabelare.
BALLKANI – DRITA 1:1
FT’ Mbyllet ndeshja.
70′ Albion Rrahmani gjuan, pret Faton Maloku (DRI).
55′ Genc Nuza e anulon penalltinë, pas rishikimit të VAR-it
46′ Fillon pjesa e dytë.
HT’ Përfundon pjesa e parë.
34′ GOAL: Shënon Leonard Vitija, barazohet rezultati.
17′ GOAL: Edvic Kuc kalon në epërsi Ballkanin.
15′ Ende pa ndryshim rezultati.
1′ Fillon ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
BALLKANI: Luljanovic; Kuc, Ar. Thaqi, As. Thaqi, Potoku, Dellova, Emërllahu, Korenica, Rrahmani, Gripshi, Jashanica.
DRITA: Maloku; Limani, Krasniqi, Broja, Vitija, Namani, Baftiu, Jashari, Selmani, Ajzeraj, Blakçori
STADIUMI: Sintetik në Suharekë