Llapi ka fituar derbin ndaj Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Tahir Batatina ka mposhtur Ilir Dajën me rezultatin 3-2, për t’i hapur telashe të mëdha tani ekipit nga Suhareka, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Tahir Batatina u shpreh shumë i lumtur me fitoren dhe tha se skuadra e tij e dominoi në çdo aspekt kundërshtarin.
Ai poashtu theskoi se fokusi kryesor i Llapit sivjet është Kupa e Kosovës.
“Në çdo aspekt e kemi dominuar kundërshtarin. E kemi menaxhuar mirë situatën. E arritëm një fitore që na është dashtë në këto momente. Duam të mendojmë për Kupën tani që e kemi objektiv, gjithë fokusi ynë do jetë andej”, tha Batatina për Art Sport.