• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
  • Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
  • Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
  • Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
  • Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
  • Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
  • Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
  • Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»Batatina e luan rolin e zëdhënësit të FFK-së, i thirr sërish klubet në takim për çështjen e licencimit
Futbolli vendor

Batatina e luan rolin e zëdhënësit të FFK-së, i thirr sërish klubet në takim për çështjen e licencimit

By FFKMarch 28, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Tahir Batatina i Llapit i ka thirrur sërish liderët e 10 klubeve të ligës elitare kosovare, Superligës, në një takim për të folur për pamundësinë e klubeve për të përfituar nga ligji për sponsorizim, si pasojë e dështimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për t’u licencuar në Ministrinë e Sportit.

Federata e Futbollit, e udhëhequr nga Agim Ademi i vendosur në arrest shtëpiak nën dyshimin për shmangie tatimore dhe keqpërdorim të parasë së federatës, ka dështuar t’i plotësojë kushtet dhe kërkesat për licencim tash e shumë muaj.

Pasi i dështoi takimi i së martës, i cili u bojkotua nga 10 klubet elitare, Batatina, një nga pronarët dhe trajneri i tanishëm i Llapit, ka kërkuar takim të ri për nesër në orën 12:00.

Në një letër dërguar klubeve përmes emailit të Llapit, që Nacionale e ka parë, Batatina u nënshkrua si kryesues i mbledhjes bashkë me pronarin e Trepçës Avni Haxhiun dhe pronarin e 2 Korrikut, Shaban Bahollin. Trepça dhe 2 Korriku bëjnë gara në kategoritë më të ulëta të futbollit në vend.

“Ju njoftojmë se nesër në orën 12:00 në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet takimi mes klubeve të Superligës. Pika e vetme e rendit të ditës: ligji për sponsorizim”, shkruhet në letër.

“Ky takim është thirrur nga anëtarët kryesues të mbledhjes: Tahir Batatina, Avni Haxhiu dhe Shaban Baholli.”

Klubet kryesore, si Prishtina, Drita, Trepça ’89 etj., nuk morën pjesë në mbledhjen e së martës dhe nuk kanë për qëllim të marrin pjesë as në atë të nesërme, duke e refuzuar kërkesën e Batatinës për t’u takuar për një çështje e cila është përgjegjësi kryekëput e Federatës së Futbollit.

Çfarë po ndodh me licencimin dhe pse është kaq i rëndësishëm?

FFK-ja, lideri i së cilës Agim Ademi ndodhet në arrest shtëpiak, ka dështuar të licencohet deri më sot kryesisht për shkak të dështimit për t’i plotësuar kërkesat dhe për t’i bërë ndryshimet e nevojshme për licencim që ia ka kërkuar Ministria e Sportit.

Fakti se Ademi dyshohet për shmangie tatimore dhe keqpërdorim të parasë së federatës dhe mundësia për një aktakuzë të re ndaj tij, FFK-ja do ta ketë pothuajse të pamundur licencimin me të në krye.

Përveç FFK-së, edhe klubet e kanë pjesën e vet të plotësimit të dokumenteve dhe ofrimin e një pasqyre se si organizohet klubi dhe cilët janë udhëheqësit e tij.

Derisa FFK-ja nuk është e licencuar, asnjë klub i futbollit në vend nuk mund të përfitojë nga ligji për sponsorizim, i cili është tejet i rëndësishëm për mirëqenien financiare të tyre.

Që nga dhjetori klubet nuk kanë mundur të përfitojnë nga ky ligj, i cili i liron investitorët e klubit të përfitojnë nga zbritja prej 30% nga tatimi./nacionale





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës

April 21, 2023
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë

April 23, 2023
TË TJERA

Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë

April 23, 2023

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.