Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar humbjen ndaj Gjilanit.
Llapi u mposht 2:1 në shtëpi nga Gjilani, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes trajneri i klubit nga Podujeva tha që asgjë nuk ka përfunduar dhe se kërkojnë një vend në finale të kësaj gare.
“Kemi marrë gola të lehtë, dhe në vazhdim e kemi dominuar kundërshtarin duke krijuar edhe raste por nuk e deshi golin”.
“Ende asgjë nuk ka përfunduar dhe në Gjilan shkojmë për ta përmbysur dhe ta kërkojmë finalen”, ka thënë Batatina për ‘ArtSport’.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Gjilanit dhe Llapit zhvillohet pas dy jave në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.