Sadio Mane është pezulluar përkohësisht nga Bayern Munich. Skuadra e madhe gjermane e ka marr këtë vendim pas konfliktit fizik që kishte me Leroy Sanen.
Mane do të jetë i pezulluar në të gjithë format nga Bayern deri në një vendim të dytë. Kjo do të thotë që ylli afrikan nuk do të luaj me Bayernin, as nuk do të stërvitet deri sa skuadra të marr një vendim final për të.
Raportohet se goditja e Manes ndaj Sanes ishte aq e fuqishme sa që në zhveshtore kishte edhe njolla gjaku.
Sky i Gjermanisë nuk përjashton mundësinë e largimit të Manes nga Bayerni. Ai ka një mundësi në kontratë që ta shkëpusë atë në mënyrë të njëanshme.
“Sadio Mané , 31 vjeç, nuk do të përfshihet në skuadrën e FC Bayern për ndeshjen e kësaj të shtune në shtëpi kundër Hoffenheim 1899. Kjo për shkak të sjelljes së keqe të tij pas ndeshjes së Bayernit në Champions League në Manchester City. Mané do të gjobitet gjithashtu” thuhet në njoftimin e para pak minutave të Bayern Munchen.