• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Trajneri Sylvinho dhuron ‘show’ me topin në stërvitjet e Shqipërisë

March 25, 2023

Alarm kuqezi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje

March 25, 2023

Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim

March 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Trajneri Sylvinho dhuron ‘show’ me topin në stërvitjet e Shqipërisë
  • Alarm kuqezi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje
  • Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim
  • Izrael – Kosova, Sejdiu: Mendoj se ka ardhur koha, tani jemi shumë më të pjekur
  • Vlera financiare e Kosovës dukshëm më e madhe se ajo e Izraelit, ndikojnë yjet Muriqi, Rrahmani e Zhegrova
  • Muriqi: Ëshë koha për t’u fokusuar, hajde Kosovë
  • Izrael – Kosova, kaq shikues do të jenë sot në “Bloomfield Stadium”
  • Forma e ‘frikshme’ e Izraelit si vendas
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Liga e Dytë»Behari, befasia e këndshme e Kupës së Kosovës që synon të sfidojë “gjigantët” e Superligës
Liga e Dytë

Behari, befasia e këndshme e Kupës së Kosovës që synon të sfidojë “gjigantët” e Superligës

By FFKMarch 4, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Skuadra pejane, Behari, ka arritur në çerekfinale të Kupës së Kosovës këtë edicion, njëherit duke shkruar edhe histori në futbollin kosovar. Kjo për shkak se ata janë bërë ekipi i parë nga Liga e Dytë që arrin deri në këtë fazë.

Arritja deri në mesin e skuadrave çerekfinaliste të kompeticionit të dytë madhor në futbollin e Kosovës nuk po konsiderohet e rastësishme te Behari.

Trajneri i Beharit, Miftar Rama ka thënë për lajmi.net se ekipi i tij ka treguar futboll të bukur të cilën, sipas tij, veçse e kanë dëshmuar.

“E vlerësoj shumë lart punën e lojtarëve, kryesisë së klubit sepse i kemi kushtet optimale për punë. Nuk është e rastësishme që jemi në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Kemi treguar futboll të bukur, gjë që e kemi dëshmuar edhe kundër Ferizajt”, deklaroi Rama.

I pyetur se cili është synimi i Beharit në Kupën e Kosovës këtë edicion, Rama tha se Behari do që të përballet me ekipet e Superligës.

Ai gjithashtu shprehu dëshirën e tij që Behari të sfidojë Prishtinën ose Ballkanin, nëse arrin në gjysmëfinale të Kupës.

“Synimi real është të ballafaqohemi me ekipet e Superligës së Kosovës, sepse në Kupë gjithmonë ka befasi. Nëse kalojmë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dëshira ime do të ishte të ndeshemi me fituesin e duelit Prishtina – Ballkani”, shtoi ai.

Ndërkaq, kapiteni i skuadrës, Art Bojku, tha se atmosfera tek ai dhe shokët e ekipit është e shkëlqyer.

“Atmosfera në skuadër është e shkëlqyer. Shpresojmë që të prekim gjysmëfinalen. Motivimi tek ne nuk është i vështirë sepse sa më shumë ndeshje të zhvillojmë, aq më shumë ngritemi si ekip. Me punë dhe displinë do të vazhdojmë tutje”, u shpreh kapiteni Bojku për lajmi.net.

Behari në çerekfinale më 15 mars do të takohet me Vushtrrinë, ekipi që bën gara në Ligën e Parë.

Behari u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas vendimit të Komisionit të Garave që regjistroi me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen kundër Ferizajt (2:3).

Në arsyetimin e Komisionit të Garave, thuhet se futbollisti i Ferizajt, Edon Sadriu nuk ka pasur të drejtën e lojës për shkak se paraprakisht ishte ndëshkuar me dy kartonë të verdhë.

E sa i përket Ligës së Dytë, Behari ndodhet në pozitën e gjashtë me 30 pikë të grumbulluara.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Behari harron eliminimin dhe merr fitore në Ligën e Dytë, triumf arrin edhe Lepenci

March 19, 2023

Rezultatet e ditës së sotme në Ligën e Dytë

March 18, 2023

Tre herë kampionët e Kosovës nuk udhëtojnë për ndeshje

March 9, 2023

Me gjyqtarë të Superligës, ja si u mbyll derbi i Ligës së Dytë

March 6, 2023
AKTUALE

Izrael – Kosova, Sejdiu: Mendoj se ka ardhur koha, tani jemi shumë më të pjekur

March 25, 2023

Futbollisti i Lirisë lë “gjurmë” në barazimin e Nambisë ndaj Kamerunit

March 25, 2023

Arrest shtepiak për Agim Ademin, reagon UEFA

March 24, 2023

U-21: Kosova – Moldavia, mbyllet ndeshja me këtë rezultat

March 24, 2023
TË TJERA

Trajneri Sylvinho dhuron ‘show’ me topin në stërvitjet e Shqipërisë

March 25, 2023

Alarm kuqezi, ylli i skuadrës mungon në stërvitje

March 25, 2023

Trajneri Sejdiu optimist para ndeshjes me Izraelin: Është momenti i duhur për kualifikim

March 25, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.