Visar Bekaj ka folur rreth ndeshjeve të “Euro 2024”, pas takimit që Tirana zhvilloi ndaj skuadrës së Bylis.
Lojtari i Kosovës, ka deklaruar se veç Zvicrës, Izraeli, Andora dhe Rumania janë në ose nën nivel të Kosovës.
“Titullar te Kosova? E imja është të punoj, jap maksimumin. Duke pasur parasysh që kemi vetëm Zvicrën konkurrent që mund të jetë më i mirë së se ne dhe Izraeli që është aty-aty, Rumania dhe Andorra janë pak më të dobëta, edhe pse nuk duhen nënvlerësuar, synojmë vendin e dytë dhe kualifikimin.
Hasani e meriton një ftesë se ka bërë paraqitje shumë të mirë, ka bërë një hap mbrapa nga Hungaria për këtu, për të bërë tre përpara dhe u paraqit mirë. Kur mori veten ka bërë shumë gola e asiste, të vazhdojë kështu e na ndihmojë neve. Kur ka bërë gol ishte vendimtar.
Të jesh portieri i Tiranës nuk ke shumë punë, prandaj është problem kur nuk ka shumë gjuajte në portë. Në një ekip si Tirana duhet të jesh shumë i përqendruar, se nuk do të kesh shumë punë por te ajo gjuajtje që të bëjnë duhet të jesh shumë i përqendruar”, tha Bekaj në “Oversport” pas duelit.