Portieri i Përfaqësueses së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka gjasa të mëdha që të zhvendoset në Turqi. “Tuttosport” ka raportuar të premten se Torino ka marrë oferta për Berishën nga klubet turke, por që nuk i ka zbuluar emrat e tyre.
Klubi italian po shqyrton mundësinë më të mirë për Berishën, i cili ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024.
Afati kalimtar i dimrit në Turqi është i hapur deri më datën 8 shkurt, ndërsa Berisha këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje zyrtare për Torinon.
Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2021 kur iu bashkua nga SPAL-i ndërsa karrierë bën në Itali që nga viti 2013. Berisha para Torinos e SPAL-it, ka luajtur edhe te Atalanta e Lazio./Koha/