Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha ka thënë se ishte ndjenjë e veçantë të luante me Përfaqësuesen A të Gjermanisë në futboll.
Berisha debutoi të shtunën në fitoren 2:0 të Gjermanisë ndaj Perus në miqësore.
Berisha u inkuadrua në minutën e 75-të.
“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”, tha Berisha 24-vjeçar, raporton “Sportschau.de”.
Sulmuesi i Augsburgut ishte kërkuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për disa vjet, por ai priti dhe i erdhi ftesa nga Gjermania.
© KOHA.