• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova
  • Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës
  • Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin
  • E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut
  • Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së
  • Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet
  • “Ligështohen” klubet, tani kërkojnë nga Ministria vërtetime tatimore veç për vete, pa licencë për FFK-në
  • Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Legjionarët»Bylbyl Sokoli flet për mediumin italian: Gjithmonë kam pasur besim se Rrahmani do bëhet futbollist i madh, i them të mos largohet nga Napoli
Legjionarët

Bylbyl Sokoli flet për mediumin italian: Gjithmonë kam pasur besim se Rrahmani do bëhet futbollist i madh, i them të mos largohet nga Napoli

By R.JMarch 16, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Trajneri shqiptar, Bylbyl Sokoli ka folur në mediumin e njohur italian, SportItalia në lidhje me futbollistin kosovar, Amir Rrahmani dhe formën e tij fantastike në këtë edicion tek skuadra e Napolit.

Bylbyl Sokol ka folur për SportItalia për kohën kur e trajnoi kosovarin në klubin e Drenicës në Superligën e Kosovës.

Më poshtë keni intervistën e Sokolit të përkthyer nga mediumi SportItalia:

Zotri Sokoli, a mund të na tregoni se si jeni njohur me Rrahmanin?

“Amiri jetonte në kryeqytet në Prishtinë dhe luante në një klub më të vogël në kryeqytet. Fillimisht ai u transferua në FC Prishtina ku u refuzua nga një trajner i ardhur nga Gjermania.”

“Ai erdhi tek ne vetë, duke kërkuar të luajë në KF Drenica, e cila ishte në të njëjtën ligë, Superligën e Kosovës. Ne folëm shkurt dhe vendosëm ta mbajmë për të paktën dy javë. Në seancën e parë stërvitore u vu re se ishte një futbollist me karakter të fortë, por teknikisht me ende vend për përmirësim”.

Si e bindi që ta mbante me vete?

“Në stërvitje Rrahmani shquhej për angazhimin në punë, marrëdhëniet e ngushta me shokët e skuadrës, në lojë ishte i pakompromis dhe shumë inteligjent në zbatimin e urdhrave të dhëna nga trajneri: nuk vonoi shumë për të kuptuar se sa vlente ai”, vazhdoi Sokoli.

Si ishte rritja e tij përpara se të transferohej në Shqipëri?

“Ai u rrit menjëherë në Kosovë, duke u shquar për fizikun e tij, mbrojtjen e disiplinuar dhe për rrezikshmërinë nga goditjet e lira: shënonte shpesh me kokë nga pozicionet. Pas 1 viti e gjysmë në Superligë, filloi të merrte ftesa nga Superliga dhe Kategoria Superiore, e cila në atë kohë ishte më cilësore”.

Si ishte ai si djalë?

“Më kujtohet një i ri i sjellshëm, i disiplinuar dhe shumë i përpiktë. Ai donte të arrinte gjithçka me zell dhe punë të palodhur. Ai ishte shumë miqësor me shokët e tij dhe shumë ambicioz.”

A mendoni se lufta në vendin tuaj mund ta ketë forcuar atë në rritje?

“Unë mendoj se po. Shumë futbollistë në Kosovë janë rritur në kushte të vështira dhe është e kuptueshme që vuajtjet e shumë familjeve nga regjimi serb, infrastruktura e shkatërruar, traumat, një kampionat shumë i vështirë për t’u mbajtur dhe izolimi shumë i gjatë i Kosovës nga UEFA dhe FIFA, kanë shërbyer për krijimin e sportistëve me karaktere të forta, ndër të cilët është edhe Rrahmani. Si shumë futbollistë të kësaj gjenerate, edhe Amiri karakterizohet me përkushtimin, qasjen dhe këmbënguljen në arritjen e synimeve të tij si futbollist”.

E kishit imagjinuar ndonjëherë se një ditë do të vjen për të dominuar një kampionat në Itali?

“Kisha besim të madh se do të ishte një futbollist i madh. Është e vështirë të imagjinohet që një ditë do të shkonte në Napoli, klubi ku luante Maradona. Duhet theksuar se kudo që ka luajtur Rrahmani, qoftë edhe duke filluar si zëvendësues, ai u bë shpejt një komponent themelor. Në Kosovë ai arriti të gjejë një vend në ekipin e parë duke filluar nga pankina, e njëjta gjë ndodhi në Shqipëri, Kroaci dhe Itali. Kudo”.

Çfarë do t’i thoshit sot nëse do të flisnit me të? A do ta këshillonte të qëndronte te Napoli?

“Duke marrë parasysh formën e Napolit për momentin, unë do t’i sugjeroja që të qëndrojnë aty ku janë. Përderisa Napoli të ketë këtë stil, këtë formë, cilësitë e Rrahmanit do të rriten çdo ditë. Duke e njohur, ai nuk do të jetë i kënaqur me sukseset e tij dhe do të jetë gjithmonë në kërkim të diçkaje më shumë. Prandaj i uroj vetëm suksese dhe fat në karrierën e tij”.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Muriqi s’po e mendon rikthimin në Turqi, është gjithnjë e më afër klubit të njohur

March 29, 2023

Galatasaray ofron kaq para për blerjen të Rashicës

March 28, 2023

Muriqi: Personalisht nuk po agjëroj, ka lojtarë të tjerë që po

March 27, 2023

Situata e krijuar në FFK/ Muriqi: Kanë reflektuar për të keq edhe tek lojtarët

March 27, 2023
AKTUALE

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023

E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut

March 29, 2023

Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së

March 29, 2023

Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet

March 29, 2023
TË TJERA

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh

March 29, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.