Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Afrim Tovërlani ka treguar se cili është qendërmbrojtësi më i mirë në këtë Kampionat Botëror.
Ai tha se “Gvardiol është mbrojtësi më i mirë në këtë kampionat botëror deri më tani. Në këtë ndeshje ai ka kontribu tejet shumë për skuadrën e vet. Në çdo ndeshje e më shumë po tregon se ka shumë vlera”.
Tovërlani po ashtu shtoi “Besoj që edhe vlera e tij do të rritet edhe më shumë pas kampionatit botëror”
Kjo është nata e 19- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.