Ka përfunduar derbi i xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras, pa gola 0:0
Dy skuadrat patën rastet e tyre në pjesën e parë, por që nuk shënuan. Kurse, në 45 minutat e dytë, pak u pa lojë.
Ndihmës-trajneri, Debatik Curri ka përgëzuar portierin Enea Koliçi që bëri disa ndërhyrje për ta shpëtuar Gjilanin.
“Kemi ardhur me fitu ndeshjen. Por edhe barazimi është rezultat që na konvenon. Kemi pasur ngarkesë se kemi luajur tri ndeshje të veshtira, por pas kësaj do të kemi ndeshje me të lehta dhe kemi shanse më të mira. As Gjilani nuk kishte raste, ne kemi ardhur këtu me fitu ndeshjen, por Enea Kolici bëri dy ndërhyrje të mira dhe shpëtoi Gjilani. Është portier më i mirë në Kosovë”, tha Debatik Curri.