Ish-drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku e ka komentuar “skandalin e kurdisjeve” për të cilën po hetohet KF Llapi.
I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” ai tha se “në një situatë normale, prokuroria e vendit tonë do të duhej të udhëtonte në Francë për të kuptuar komplet skemën dhe për të ndjekë gjurmët e një manipulimi ashtu si prokuroria franceze e ka sqaruar”.
Dajaku po ashtu shtoi se “duhet të shohim si diçka tejet serioze. Është shumë e rëndësishme e vërteta, sepse nëse do të kemi një njollë të tillë, atëherë futbolli i Kosovës do të ketë një barrë nga e cila nuk do të ngritët asnjëherë”.