Kanë përfunduar tre sfidat e para të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Fitore të madhe ka realizuar edhe Dukagjini që ka mposhtur në udhëtim Malishevën me rezultat 1-2.
Khomutov dhe Marcelei Santos realizuan golat për skuadrën klinase, ndërkohë Bihorac ishte shënuesi i vetëm për Malishevën.
Armend Dallku pas fitores ndaj Malishevës është shprehur i lumtur më skuadrën e tij.
“Normalisht i lumtur me fitoren, në një terren si ky në Malishevë. Kemi vuajtur ndeshjet e kaluara, kjo fitore shton moralin e skuadrës, ndeshjet tjera shkojmë për rezultat maksimal”, tha Dallku, shkruan Gazeta Arena.