Kosova sonte do të luaj në udhëtim ndaj Izraelit, ku do të nis kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Në pamundësi për ta ndjekur nga afër, tifogrupi ”Dardanët”, kanë bërë një organizim për këtë ndeshje shkruan IndeksOnline.
Ata do të mblidhen te ‘Fan Clubin’ që gjendet tek stadiumi “Fadil Vokrri”, ku do të shijojmë edhe iftarin e organizuar.
”Dardanët” shpresojnë që pas iftarit të shijojnë edhe fitoren ndaj Izraelit.
”Bashkë për Kosovën. Dardanët që nuk do të jenë në Izrael, do ta mbështesin kombëtaren nga “FanClubi”, ndërsa bashkë me të do të shijojmë edhe iftarin e organizuar. Pse jo, të shijojmë edhe fitoren më pas. Gjithmonë në përkrahje të djemve më të mirë të vendit, pavarësisht rrethanave. Hajde Kosovë!”, thuhet në njoftim.