Ermal Krasniqi është shprehur i lumtur që debutoi me gol te Cluji rumun. Krasniqi të dielën shënoi në fitoren 3:0 të Clujit në miqësore.
Pas ndeshjes ai ka folur për sajtin zyrtar të Clujit.
“Jam shumë i lumtur për golin dhe shpresoj që me këtë ritëm dhe me këtë lojë të bukur të vazhdoj edhe më tutje që ta ndihmojë klubin për objektivat e tij. Jam shumë i lumtur që kam ardhur te Cluji. Më kanë pritur shumë mirë si kryesia ashtu edhe lojtarët. Shpresoj që të paraqitemi sa më mirë në Ligën e Konferencës dhe më pas në ligë”, ka thënë Krasniqi.
“Objektivi im është të jap sa më shumë gola dhe të ndihmojë klubin që të shpallemi kampion”, ka shtuar sulmuesi kosovar. Ai këtë javë u transferua te Cluji nga Ballkani i Suharekës./koha