Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka thënë se ishte rezultat pozitiv barazimi me Izraelin, në kuadër të kampanjës kualifikuese në Kampionatin Evropian.
Vojvoda thotë se gjyqtari anonte më shumë nga Izraeli, pasi në shumë duele vendoste kundër tyre, njofton Klankosova.tv.
“Ishte rezultat pozitiv. Me ardhur këtu dhe me barazu nuk është edhe lehtë, ta kish jep Miloti atë gol në minutën e fundit, na kish kënaq edhe e kishim kënaq krejt shtetin. 1-1 nuk është keq e kemi një lojë tjetër me Andorrën, që duhet patjetër tre pikët”, u shpreh Vojvoda.
“E kemi ditur që nuk është kundërshtari i lehtë dhe paksa e vërtetë na ka munguar pak fat. Besoj te faulli te Vedat, s’di a ke penal, ai me tha se ke. Kemi pasur raste, edhe referi u kanë kundër neve, në duelet 50-50 gjithmonë ka referu për ata. Kjo na ka penguar, kemi qenë të pafat. Nuk o që edhe Izraeli ka luajtur dobët. Jam i bindur që e kemi ekipin për Evropian”, shtoi ai.