Llapi – Gjilani dhe Vushtrria – Prishtina janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll që zhvillohen nesër nga ora 15:00.
Një vend në finale është shumë i dëshiruar dhe pritet luftë e madhe në dy takimet, pasi në këtë fazë ndeshjet zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje.
Vëmendja do të jetë te përballja Llapi – Gjilani, e ku tashmë është caktuar edhe gjyqtari kryesor. Ndarja e drejtësisë këtu i është besuar Gramos Shalës.
Në anën tjetër te ndeshja Prishtina – Vushrria drejtësinë e ndanë Mervan Bejtullahu.