Vëllaznimi i Gjakovës nuk ka nisur mbarë stinorin pranveror, derisa ka marrë humbjen e dytë rresht në Ligën e Parë. Kuqezinjët përkundër se janë organizuar, por që rezultatet nuk ka qenë aspak të kënaqura.
Vëllaznimi ka pësuar humbje nga Istogu me rezultat 1-2, por gjakovarët janë ankuar për një rast tejet diskutabil madje që është zënë në foto nga fotografi i klubit. Pranë rezultatit 0-0, portieri i mysafirëve grushtoi lojtarin gjakovar, por për qudi për gjyqtarin kryesor nuk ka qenë fare penallti.
“Referim skandaloz. KF Vëllaznimi vazhdon të dëmtohet nga një referim skandaloz. Më poshtë keni rastin kyç në ndeshjen e sotme, kur futbollisti i Vëllaznimit grushtohet nga portierit i Istogut dhe gjyqtari kryesor dhe anësor mbyllin sytë. Deri kur kështu kundër Vëllaznimit, deri kur???”, thuhet në reagimin e klubit gjakovar.
Pas 16 xhirove në Ligën e Parë, Vëllaznimi ka vetëm dy pikë dhe ndodhet në vendin e fundit në renditjen tabelare në Grupin A.