Ndërkohë Dukagjini ka marr fitoren e dytë radhazi në Albi Mall Superligë, teksa ka mposhtur Drenicën me rezultat të pastër 2-0.
Ishte minuta e 12-të e ndeshjes kur Otto John kaloi klinasit në epërsi falë një goli të realizuar brenda zonës së rreptësisë për 1-0.
Ishte mbrojtësi anësorë Arbër Shala që u përkujdes për 2-0.
Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli pavarësisht problemeve, tha se ekipi i tij bëri mirë në këtë ndeshje, por që po ngërthen në pasimin final. Gjithashtu, sipas tij, ai beson se ekipi i tij do të mbesë në Superligë.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, edhe pse kemi 1001 probleme, prapë sot na ndodhi si me Trepçën ’89, zëvendësimet e detyruar. Pësuam golin, por kjo me vjen keq. Në 20 metra e fundit na mungonte finalizimi. Por prapë me gjithë këto mungesa, dhe probleme kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi një javë kohe, dhe do të mundohemi të rikuperohemi. Humbëm betejën, por lufta vazhdon”, tha Devolli, duke shtuar
“Kemi besim, po mos të kisha besim nuk do vija në Drenica. 90% të skuadrës e njoh, dhe presim të kthehen lojtarët e lënduar dhe të jemi gati ndaj Prishtinës”, përfundoi Devolli.