• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Luli dënon fotografinë me Stankovic: Mund ta mbështetësh Interin edhe pa u fotografuar me atë ultra-nacionalist

February 7, 2023

Vedat Muriqi jep mijëra euro për të prekurit nga tërmeti

February 7, 2023

“Si 4-vjeçar serbët ia bombarduan shtëpinë” – mediat spanjolle shkruajnë për Muriqin

February 7, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Luli dënon fotografinë me Stankovic: Mund ta mbështetësh Interin edhe pa u fotografuar me atë ultra-nacionalist
  • Vedat Muriqi jep mijëra euro për të prekurit nga tërmeti
  • “Si 4-vjeçar serbët ia bombarduan shtëpinë” – mediat spanjolle shkruajnë për Muriqin
  • Ja si pritet të jetë Superliga Evropiane
  • Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin për kontratën e re, zbulohet rroga vjetore e kapitenit kosovar
  • Në fundjavë nis Superliga, vëmendja në Malishevë e Mitrovicë
  • Sot vendoset fati i duelit Nikli – T’89, mysafirët prezantojnë prova të reja
  • Galatasaray e “dridhë” futbollin turk me blerjen e yllit italian, detajet e marrëveshjes
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Superliga»Ditën kur FFK transferoi 150 mijë euro te Gjilani, lojtarëve iu shlyen borxhet
Superliga

Ditën kur FFK transferoi 150 mijë euro te Gjilani, lojtarëve iu shlyen borxhet

By R.JJanuary 25, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Sot Gazeta Metro raportoi që Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ia ka transferuar më datën 10 janar 2023 150 mijë euro klubit të Superligës, Gjilani.

Tani, siç ka marrë vesh Gazeta Metro po në të njëjtën ditë edhe lojtarët e Gjilanit i kanë marrë pagat e tyre.

Burime të Gazeta Metro kanë konfirmuar se më datën 10 janar u janë shlyer borxhet futbollistëve të klubit gjilanas, të cilët siç dihet pas largimit të presidentit, Florim Zuka, nuk ishin paguar për disa muaj.

Siç thuhet transferimi i parave nga FFK te Gjilani është bërë në katër rata. Rata e parë (75 mijë euro), rata e dytë (40 mijë euro), rata e tretë (20 mijë euro) dhe rata e katërt (15 mijë euro).

Të gjitha pagesat janë kryer më datën 10 janar dhe alokimi i këtyre mjeteve nuk ka kurrfarë përshkrimi.

Por, burime të Gazeta Metro brenda FFK’së tregojnë se kjo duket të jetë mobilizim i kryetarit Agim Ademi, për blerje të përkrahjes si pasojë e kundërshtimeve që kanë rrjedhur me (mos) licencimin e FFK’së nga Ministria e Sportit dhe frika e Ademit për inicim të shkarkimit të tij.

Këto pohime të Gazeta Metro mund t’i vërtetoj edhe Prokuroria nëse fillojnë hetimet rreth kësaj çështje.

Në anën tjetër, përveç Draft Statutit që është konsideruar ‘skandaloz’ që FFK’ja pret të miratohet të premten, ngjarje që ka shkaktuar bujë të madhe kohëve të fundit ka qenë edhe (mos) licencimi i saj nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive.

Nga një moslicencim i mundshëm i FFK’së siç dihet më së shumti penalizohen klubet të cilat pastaj nuk mund të përfitojnë nga Ligji i Sponsorizimit.

Ndërkaq, sot u publikua një letër nga Gazeta Express ku thuhet se Komisioni edhe zyrtarisht përmes një shkrese dërguar në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga kryetari, Agim Ademi që ta pezullojë veprimtarinë e tij në postin e presidentit të kësaj federate.

Komisioni kishte vlerësuar se lista e kushteve që nuk i ka plotësuar FFK’ja është shumë e gjatë, ku ndër të tjera mungojnë edhe dëshmitë gjyqësore që i kërkojnë ata.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Gazeta Insajderi raportoi se një seri bonusesh të majme janë shpërndarë për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK’së.

Sipas asaj që është raportuar këto transaksione po i heton edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në këtë denoncim, janë dhënë të gjitha detajet e transaksioneve në vlera dhjetëra-mijëra euro që janë shpërndarë tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, pagesa në emër të bonueseve që kalojnë në pagesat e rregullat që këta punonjës të FFK’së marrin.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Në fundjavë nis Superliga, vëmendja në Malishevë e Mitrovicë

February 7, 2023

Kiqina transferohet te skuadra e Kategorisë Superiore?

February 6, 2023

Ndeshje e çuditshme: Drita luan miqësore me tri pjesë

February 6, 2023

Sokoli tregon objektivin që ka me Malishevën

February 6, 2023
AKTUALE

Në fundjavë nis Superliga, vëmendja në Malishevë e Mitrovicë

February 7, 2023

Sot vendoset fati i duelit Nikli – T’89, mysafirët prezantojnë prova të reja

February 7, 2023

Kiqina transferohet te skuadra e Kategorisë Superiore?

February 6, 2023

Mitrovicasit gati të protestojnë për stadiumin Adem Jashari (VIDEO)

February 6, 2023
TË TJERA

Luli dënon fotografinë me Stankovic: Mund ta mbështetësh Interin edhe pa u fotografuar me atë ultra-nacionalist

February 7, 2023

Vedat Muriqi jep mijëra euro për të prekurit nga tërmeti

February 7, 2023

“Si 4-vjeçar serbët ia bombarduan shtëpinë” – mediat spanjolle shkruajnë për Muriqin

February 7, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.