Skuadra e Besaksehir u mposht 0-2 ndaj Besiktasit në Superligën e Turqisë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të.
Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj ishte startues për ekipin vendas, por në minutën e 35’të u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan LIG Sport
Januzaj u ndëshkua me direkt të kuq pasi bëri ndërhyrje të ashpër në lojtarin kundërshtar edhe pse vendasit protestuan sepse lojtari shqiptar rrëshiti e pastaj e preku këmbën e lojtarit të Besiktas.
Lojtari që përfaqëson Kombëtaren e Belgjikës asesi nuk po mundet ta gjejë vetën në Superligën e Turqisë që nga transferimi i tij nga La Liga.
Adnan Januzaj'ın neredeyse kendi ayağı kırılacaktı. Adam istemsizce düştü bunun bedeli kırmızı kart olmamalıydı bence pic.twitter.com/6GfDnIms5o
— Furkan AKAR (@furkannnakar) March 12, 2023