• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
  • Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
  • Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
  • Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
  • Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
  • Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
  • Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
  • Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Uncategorized»Drejtori i FC Prishtinës përmend dy kandidatët kryesor për të zëvendësuar Munishin
Uncategorized

Drejtori i FC Prishtinës përmend dy kandidatët kryesor për të zëvendësuar Munishin

By R.JMarch 14, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Klubi i futbollit Prishtina është futur edhe njëherë në një krizë si në aspektin financiar ashtu edhe në atë sportiv. Derisa skuadra po kalon nëpër një seri të rezultateve në Superligë, të hënën u shkarkua trajneri Imet Munishi, ndërsa ka dhënë dorëheqje edhe kryetari Hakif Gashi.

Këto zhvillime të jashtëzakonshme, Drejtori Gjeneral i klubit, Arton Osmani i konsideron të kalueshme, por që kanë ndikuar për keq brenda ekipit. Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se në zhgënjimin e aksionarëve po ndikojnë edhe faktor të jashtëm, siç janë edhe gabimet e gjyqtarëve në dëm të Prishtinës.

“Nuk ka diçka të jashtëzakonshme, ne një periudhe qetësie, një periudhë te rikuperimit edhe financiar edhe sportiv, ndërkohe kishe zhvillime të cilat nuk janë në kontrollin tonë siç ishte licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, ose moslicencimin në këtë rast që ndikoi keq, pastaj patëm edhe probleme sportive, rasti me Dukagjinin, rasti me Ballkanin barazimi në minutat e fundit, pakënaqësi me referim. Ato po ndikojnë edhe në entuziazmin e aksionarëve sepse po e shohin që realisht një pjesë e parave që po i japin nuk po i japin rezultatet e pritura dhe jo vetëm për shkak të skuadrës, për shkak të kapaciteteve të ekipit, por edhe për shkak të faktorëve të jashtëm.”, theksoi ai

Në lidhje me dorëheqjen e Gashit, Osmani zbulon se ka pasur mospajtime ndërmjet aksionarëve brenda klubit.

“Sa i përket aksionarëve nuk është që është mosmarrëveshje, është më shumë zvarritje. Tashmë ish-kryetarin e kam lutur që të qëndroj të paktën deri në qershor. Ka prezantuar një plan zhvillimore, një plan të reformave edhe të brendshme edhe në raport me jashtë në një afat të zbatimit të caktuar dhe të shkurt. Ndërkohë pati disa zvarritje, pati disa hezitime nga ana e disa aksionarëve për t’i pranuar këto reforma për ta filluar zbatimin e tyre në afat të shpejtë edhe për rrjedhojë dha dorëheqje.”, theksoi më tutje ai.

Shkarkimi i Ismet Munishit erdhi si një lajm i papritur, por Osmani thotë se ky vendim erdhi pas diskutimeve të gjata në klub. Ai shton se skuadra nuk po i përgjigjet më urdhrave të trajneri dhe skemave të tij.

“Ai ka qenë vendim i bordit me drejtorin sportiv sepse realisht çështjen e trajneri e kemi diskutuar është diçka që e vendos bordi dhe drejtori sportiv…Ka qenë një konsensus i përgjithshëm që më e mira për të gjithë, duke përfshirë edhe trajnerin do të ishte ndërprerja e bashkëpunimit sepse e kemi parë në disa raste që nuk është përgjigjur ekipi ndaj trajnerit, ndaj strategjive që i ka përgatitur, formës së lojës dhe kanë ardhur në përfundim që opsioni më i mirë është ndërprerja e bashkëpunimit…Ai ka qenë i vetëdijshëm për objektivat edhe çfarë pritet në bazë të kapaciteteve financiare edhe erdhëm në një situatë që gjithnjë e më shumë po i largoheshim objektivave dhe u desh ta merrnim këtë veprim gati, gati në fund.”, bëri të ditur Osmani.

Për ta zëvendësuar Munishin, Osmani thotë se në tavolinë janë dy emra, Ramiz Krasniqi dhe Ardian Nuhiu, me ish-trajnerin e Dritës të cilin e konsideron si kandidatin më serioz për stolin bardh e kaltër.

“Kemi pasur diskutime, në disa prej tyre kam marr pjesë edhe unë, natyrisht është konsultuar edhe stafi i klubit, disa prej tyre janë prezent këtu kanë preferenca të ndryshme. Një prej tyre që ka qenë më i zëshëm, që e kemi pjesëtar të klubit për shumë vite ka qenë për Ramiz Krasniqin, është Ardian Nuhiu. Do të thotë këta dy emra janë përmendu pak më shpesh…Sipas pjesës së sportit, sepse i kemi të ndara gjërat, mos të hyjë në territor të tjetër kujt, po, është kandidat serioz.”, tha në fund ai.

Pas 25 xhirove, Prishtina pozicionohet në vendin e katër me 32 pikë në tabelën e Superligës së Kosovës.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Formacioni i javës në La Liga, Muriqi në sulm, asnjë futbollist i Barcës e Realit

April 11, 2023

Ademi kontrollohet në emergjencë, ja gjendja e tij

March 22, 2023

Rezultatet aktuale: Tre gola në Gjilan

March 19, 2023

Berisha pasi mori ftesën nga Gjermania: Jam shumë i lumtur, ëndrra po më bëhet realitet

March 17, 2023
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë

April 23, 2023
TË TJERA

Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë

April 23, 2023

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.