Skuadra e Ulpianës ka shënuar një fitore të madhe në xhiron e 20-të të Ligës së Parë të futbollit kosovar.
Mysafirët fituan 3 me 0 kundër Fushë Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajqevci”.
Në këtë sfidë i pranishëm në tribuna ishte edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.
Nuk dihen arsyet. Megjithatë, tek Fushë Kosova luante Rilind Haziraj që ka shënuar 18 gola këtë edicion dhe tek Ulpiana aktiv ishte Urim Statovci, që ka rreth 15 gola në Ligën e Parë.