Kombëtarja e Shqipërisë në grupmoshat e reja U21, ka zbuluar listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore të muajit mars.
Në këtë listë bëjnë pjesë edhe dy ish-lojtarët e Kombëtares së Kosovës, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti.
‘Kuqezinjtë’ e Alban Bushit luajnë dy miqësore në Antalya të Turqisë, më 23 mars ndaj Azerbajxhanit dhe më 27 mars ndaj Polonisë.
“ Janë kundërshtarë ‘të mirë’, mund të them se janë ekipe më të mëdha se lojtarët tanë aktualisht, por si individë dhe si cilësi lojtarësh janë aty-aty me lojtarët tanë. Pavarësisht se luajnë me ekipe më prestigjioze dhe më të forta se ekipet ku luajnë lojtarët tanë. E shoh si një grup të ekuilibruar dhe të kalueshëm nga ekipi ynë. U bëra shumë vite në krye të ekipit U-21, jemi përballur me ekipe më të forta, si Anglia, Spanja, Italia etj. Futbolli është aty-aty, me diferenca shumë të vogla. Mund të mposhtësh çdo ekip përveç këtyre që përmenda”, ishin fjalët e Bushit pasi zbuloi lsitën e futbollistëve. /Lajmi.net./