Edhe Besar Musolli mund t’i largohet Gjilanit. Interesim për Musollin kanë shprehur Kukësi dhe Tirana.
“Besari ka ofertë nga Kukësi dhe Tirana, por edhe nga dy klube në Kosovë. Në Gjilan ka kaluar një periudhë të mirë, por situata në të cilën është Gjilani, detyron Besarin t’i shqyrtojë ofertat”, i ka thënë KOHËS një i afërm i Musollit në kushte anonimiteti.
Musolli është kapiten i Gjilanit, ndërsa më herët ka luajtur për Hysin dhe Kukësin. Ai vlerësohet prej mesfushorëve më të mirë ne futbollin e Kosovës.