Erzeni është një nga skuadrat që po tregohet mjaft e kujdesshme në merkaton e janarit. Deri më tani nga shijakasit janë larguar vetëm 2 lojtarë, ndërsa janë afruar po 2 lojtarë. Njëkohësisht drejtuesit po vazhdojnë punën për të afruar edhe ndonjë element tjetër cilësorë që do i shërbente Xhevahir Kapllanit për pjesën tjetër të sezonit.
Siç duket “hirushja” e kampionatit ka kthyer sytë nga Kosova, teksa ka pikasur ish-sulmuesin e Ballkanit. Bëhet fjalë për Mevlan Zeka, i cili luan si sulmues krahu dhe me Ballkanin u shpall edhe kampion.
Aktualisht 28-vjeçari është pjesë e Gjilanit ku në 17 ndeshje e ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë, ndërsa ka asistuar në një tjetër rast. Sipas informacioneve palët kanë arritur akordin paraprak, teksaa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla që gjithçka të konkretizohet.