Me emërimin e Edi Rejës në krye të pankinës, skuadra sllovene e NK Goricës, duket se po sheh dritë në fund të “tunelit”.
Bardheblutë kanë lënë fundin e renditjes, teksa në 2 ndeshjet e drejtuara nga ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, ka arritur të sigurojë 4 pikë, duke u ngjitur në vendin e tetë në renditje.
Reja debutoi me Goricën në duelin ndaj Celje, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që ditën e sotme barazuan ndaj Murës në shtëpi me rezultatin 1-1.
Skuadra e trajnerit italian ku aktivizohen edhe 2 futbollistët shqiptarë Karrica dhe Ahmetaj do të luftojë për mbijetesë këtë sezon. Me emërimin e Rejës gjërat duket se kanë ndryshuar për mirë./CNA/