• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova
  • Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës
  • Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin
  • E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut
  • Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së
  • Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet
  • “Ligështohen” klubet, tani kërkojnë nga Ministria vërtetime tatimore veç për vete, pa licencë për FFK-në
  • Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»Egoizmi i sëmurë i Agim Ademit, e nominoi veten e pastaj u inatos pse Muriqi e fitoi Çmimin Special
Futbolli vendor

Egoizmi i sëmurë i Agim Ademit, e nominoi veten e pastaj u inatos pse Muriqi e fitoi Çmimin Special

By FFKFebruary 26, 2023Updated:February 26, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Më sa duket egoizmi i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka arritur shkallën më të lartë, pasi ai plasi nga inati pse sulmuesi i Kombëtares Vedat Muriqi e fitoi para tij Çmimin Special të 2022.

Ademi e kishte nominuar veten për këtë çmim dhe u tërbua nga inati pse Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ia ndau atij por yllit të Mallorcas Vedat Muriqi me Çmimin Special gjatë ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit 2022 të dielën në Prishtinë.

61-vjeçari e kishte nominuar veten në KOK me një email të dërguar përmes federatës.

Por Komisioni Vlerësues i KOK-ut vendosi të mos ia japë këtë çmim Agim Ademit duke marrë parasysh skandalet e tij gjatë vitit 2022 dhe dështimin për ta licencuar FFK-në, mëson Gazeta Nacionale nga burime brenda komitetit.

Çmimi Special i KOK-ut jepet për personin i cili ka pasur të arritura të veçanta gjatë një viti kalendarik.

Ademi e kishte parë veten të përshtatshëm për këtë shpërblim, pavarësisht se gjatë vitit 2022 ai ishte arrestuar për sulm ndaj një zyrtari të FFK-së, ndiqej dhe vijon të ndiqet penalisht dhe si pasojë e paaftësive të tij për ta licencuar federatën, klubet e futbollit po vuajnë financiarisht nga pamundësia për të përfituar nga ligji për sponsorizim.

Me gjithë këtu të meta, Ademi e kishte parë veten të denjë për këtë çmim para Muriqit.

Por jo edhe komisioni i KOK-ut, i cili vendosi që këtë çmim t’ia japë Muriqit, sulmuesit prizrenas që e ringjalli karrierën e vet me klube dhe ishte lojtari më i mirë dhe më vendimtar i Kombëtares së Kosovës gjatë vitit 2022.

Gazeta Nacionale mëson se KOK-u e kishte ftuar Ademin ta pranonte trofeun e Muriqit në skenë, në mungesë të lojtarit i cili është i zënë me klubin e vet në La Liga, por ai nuk kishte pranuar.

Ademi ishte njoftuar paraprakisht se Çmimi Special do t’i jepej Muriqit dhe jo atij, por ai kishte vendosur të merrte pjesë në ceremoni patjetër për t’ia bërë me dije organizatorit se i kishte mbetur hatri pse ishte anashkaluar.

Shefi i shtëpisë së futbollit i kërkoi Vjollca Krasniqit, anëtares së Komitetit Ekzekutiv, ta pranonte trofeun e Muriqit, pasi vetë nuk deshi, në shenjë inati dhe xhelozie.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut

March 29, 2023

Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së

March 29, 2023

Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet

March 29, 2023

“Ligështohen” klubet, tani kërkojnë nga Ministria vërtetime tatimore veç për vete, pa licencë për FFK-në

March 29, 2023
AKTUALE

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023

E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut

March 29, 2023

Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së

March 29, 2023

Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet

March 29, 2023
TË TJERA

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh

March 29, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.