Skuadra e Feronikelit 74 mund edhe të mos e gëzoj shumë kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti 1:0 si vendas Trepçën 89.
Siç mëson ekskluzivisht Fansat e Futbollit Kosovar, është skuadra nga Mitrovica që ka bërë ankesë në FFK, pasi Feronikeli 74 në lojë kishte gjashtë futbollist që sipas 89-shit nuk dihet se a janë të regjistruar në federatë, pasi kësaj skuadre dyshojnë se iu bllokua merkato nga FIFA.
Në rast se kjo konfirmohet, atëherë në fazën tjetër pritet të jetë skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.
Gjithsesi, do të jenë organet gjegjëse të FFK-së, që do të marrin vendimin final shumë shpejt./FFK