Ndeshja e kthimit gjatë muajit mars e “El Classicos” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet në kryeqytetin meksikan, gjegjësisht Ciudad de Mexico. Lajmin gjatë pasditës së vonë e konfirmoi edhe vetë Laliga.
“Camp Nou” nuk do të jetë nikoqir i klasikes së madhe të futbollit mes Barcelonës dhe Real Madridit në muajin mars. Ndeshja në fjalë, e vlefshme për Laliga, do të zhvendoset në një kontinent tjetër, gjegjësisht në Amerikën Qëndrore, në shtetin meksikan.
Kjo sfidë do të luhet në kryeqytetin meksikan, gjegjësisht në Ciudad de Mexico. Laliga në faqet e veta zyrtare konfirmoi një lajm të tillë.
👋🇲🇽 ¡Hola, México!
📝 Marzo 2023… ¡𝖲𝖠𝖵𝖤 𝖳𝖧𝖤 𝖣𝖠𝖳𝖤!#ElClásicoEnMéxico#LaLigaSantander pic.twitter.com/HODRdSsD8y
— LaLiga (@LaLiga) February 3, 2023
Orari akoma nuk është definuar, por dihet se ndeshja në fjalë do të luhet në fundjavën mes 17 dhe 19 marsit. Ky derbi i madh do të luhet në javën e 26-të të kampionatit spanjoll.
Klasiken e parë në kampionat e kishte fituar Real Madridi më 16 tetor të vitit të kaluar, falë një fitore bindëse prej 3:1.
Për momentin është Barcelona që kryeson në renditjen tabelore me 50 pikë, respektivisht +5 pikë më shumë sesa madrilenët, kur janë zhvilluar plot 19 javë në kampionat.
Kujtojmë se këto dy skuadra do të luajnë mes vete edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Në këtë rast ndeshja e parë do të luhet më 2 ose 3 mars në “Bernabeu”, kurse ajo e kthimit më 5 prill në “Camp Nou”.
Të dy skuadrat kanë një kalendar mjaft të ngjeshur të ndeshjeve në javët që vijnë, meqë janë të angazhuar edhe në kupat evropiane./nacionale