• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova
  • Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës
  • Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin
  • E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut
  • Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së
  • Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet
  • “Ligështohen” klubet, tani kërkojnë nga Ministria vërtetime tatimore veç për vete, pa licencë për FFK-në
  • Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Legjionarët»Ermal Krasniqi është anësori më në formë i Kosovës, a e meritoi vendin para Bytyqit?
Legjionarët

Ermal Krasniqi është anësori më në formë i Kosovës, a e meritoi vendin para Bytyqit?

By FFKMarch 17, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Përzgjedhësi Alain Giresse ditën e premte bëri publike listën e Kosovës, por ajo që mori vëmendje ishte mosftesa e sulmuesit të Clujit, Ermal Krasniqi.

Anësori këmbëshpejtë ishte ndoshta lojtari më në formë në këta muajt e fundit, duke qenë titullar i padiskutueshëm te klubi rumun dhe është në qendër të vëmendjes të disa klubeve evropiane përfshirë Lazion.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj Giresse zgjodhi të ftojë sulmuesin e Olympiacosit, Zymer Bytyqi, me këtë të fundit që është shumë larg formës që duhet.

Pse Bytyqi s’e meritoi ftesën para Krasniqit?

E nisim me sulmuesin Zymer Bytyqi. Sulmuesi në janar bëri kalimin e madh te skuadra greke Olyimpacos, por assesi ta gjejë atë nivelin që pritej.

Te Konyaspor, Bytyqi ishte i pazëvendësueshëm por e njëjta momentalisht nuk vlen te Olympiacosi. Që prej kalimit ai ka zhvilluar vetëm 17 minuta.

26-vjeçari këto minuta i luajti në ndeshjen e dytë pas transferimit kundër APO Levadiakos, por pas asaj nuk ishte fare në skuadër.

Kurse, në xhiron e fundit ndaj PAOK Salonikas, që ndeshja u mbyll me barazim vetëm u la në stol.

Tjetër futbollist që nuk është duke gjendur atë formën e duhur është Arbër Zeneli. Anësori kosovari padyshim është një ndër më të dashurit nga publiku, por pas lëndimit të fundit në vitin e kaluar forma e tij ka pasur një rënie të madhe.

Që nga 1 janari 2023, Zeneli ka zhvilluar vetëm 156 minuta në fushë duke qenë vetëm një herë titullar në 10 ndeshjet e fundit, pesë luajti si inkuadrues dhe në tre të tjera ishte rezervist i panevojshëm.

Në total, brenda 19 ndeshjeve (904 minuta), Zeneli ende nuk e ka gjetur rrugën drejtë golit, derisa numëron vetëm dy asistime.

Prandaj, nëse shohim statistikat ish ylli i Ballkanit, Ermal Krasniqi qëndron shumë më mirë. Për 200 mijë euro, Cluj e bleu 24-vjeçarin dhe menjëherë arriti ta zërë vendin titullar.

Krasniqi ka zhvilluar 11 paraqitje që nga janari duke shënuar katër gola dhe dhuruar një asistim në përgjithësi.

Krejt këto statistika duke mos përmendur edhe formën e hatashme që kaloi te Ballkani duke arritur grupet kualifikuese të Ligës së Konferencës, duke zhvilluar 11 ndeshje, shënuar katër herë dhe dhuruar pesë asistime.

Përndryshe, ai ka qenë fantastik edhe në dy ndeshjet e Clujit ndaj Lazios, ku mori lëvdata edhe nga trajneri Maurizio Sarri, i cili tha se Krasniqi mund të luajë në secilin kampionat të mundshëm.

“E kam parë edhe këtë Ermal Krasniqin dhe më duket një lojtar i gatshëm për çdo kampionat. Cluj ka lojtarë të nivelit të lartë. Do të jetë ndeshje e ndërlikuar”, ishte deklarata e Sarrit në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Clujit.

Falë këtyre paraqitjeve të shkëlqyeshme, Kransiqi ka pasur një ngritje edhe në aspektin e kartonit, që tani vlen përreth 5 milionë euro.

Klubet e mëdha si Lazio, Mallorca, Torino dhe disa klube tjera italiane janë duke vëzhguar situatën e Krasniqit dhe nuk do të ishte çudi nëse do të bëhej me skuadër të re gjatë afatit kalimtar veror.

Përpos Zenelit dhe Bytyqit, përzgjedhësi Alain Giresse ka ftuar edhe sulmuesit si Milot Rashica, Elbasan Rashani, Vedat Muriqi, Albion Rrahmani dhe Arbnor Muja.

Milot Rashica po shkëlqen që kur iu bashkua Galatasarayt në formë huazimi dhe një ftesë e Arbnor Mujës ishte veprim i saktë, pasi ish lojtari i Trepçës ’89 po kalon nivel të lartë te skuadra belge Royal Antwerp.

Edhe pse pësoi lëndim në shkurt, Muja u shërua për disa javë duke fituar vendin në 11-shen bazë dhe bindur Giressen që është i duhuri për “Dardanët”.

Kosova e nis aventurën në kuadër të këtyre kualifikimeve si mysafir i Izraelit më 25 mars, derisa tre ditë më vonë e pret Andorrën në “Fadil Vokrri”.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Muriqi s’po e mendon rikthimin në Turqi, është gjithnjë e më afër klubit të njohur

March 29, 2023

Galatasaray ofron kaq para për blerjen të Rashicës

March 28, 2023

Muriqi: Personalisht nuk po agjëroj, ka lojtarë të tjerë që po

March 27, 2023

Situata e krijuar në FFK/ Muriqi: Kanë reflektuar për të keq edhe tek lojtarët

March 27, 2023
AKTUALE

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023

E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut

March 29, 2023

Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së

March 29, 2023

Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet

March 29, 2023
TË TJERA

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh

March 29, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.