Ermal Krasniqi sonte do të debutojë për CFR Cluj.
Krasniqi sonte pritet të jetë startues me ekipin rumun, pas trasnferimit nga FC Ballkani, raporton Indeksonline.
Ndeshja debutuese e Krasniqit do të jetë pikërisht derbi i ligës, ku Cluj do të takohet me ekipin që është në krye të tabelës, Farul Constanta.
Ndeshja që do të luhet në “Stadionul Central” do të fillojë në ora 19:00.