• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit
  • Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës
  • Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv
  • Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë
  • Idrizi justifikon humbjen e thellë: Kemi pasur gjashtë mungesa!
  • Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë
  • Superliga vjen me dy super duele, vëmendja në Gjilan
  • Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Futbolli vendor»Eroll Salihu: Është tragjike se në çfarë gjendje ka ardhur futbolli i Kosovës
Futbolli vendor

Eroll Salihu: Është tragjike se në çfarë gjendje ka ardhur futbolli i Kosovës

By FFKMarch 23, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Eroll Salihu ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës deri më 5 gusht të vitit 2021, kur edhe ishte liruar nga kjo pozitë.

Me profesion jurist, ai e kishte mbajtur këtë pozitë për një kohë të gjatë.

Dikur anëtar i rregullt i Komitetit Ligjor të UEFA-s, ai e ka komentuar gjendjen aktuale alarmante të futbollit kosovar, pas arrestimit të kryetarit Agim Ademi.

Salihu e sheh si mjaft shqetësuese këtë situatë në futbollin kosovar, e cila e mori goditjen e radhës pas asaj të moslicencimit ende të Federatës.

“Ky njeri është duke u marrë me ligjin qe 10 vjet, askush nuk i ka faj. Është tragjike se në çfarë gjendje është futbolli kosovar, në çfarë gjendje të rëndë e ka sjellë ai. Çka s’mundet me pas, nuk më çudit më asgjë. Por, le t’ia lëmë Prokurorisë të flasë se për çka e ka ngarkuar dhe më pas ta marrë vendimin”, deklaroi Salihu në një bisedë me “Gazetën Express”.

Salihu tregon se edhe gjatë periudhës sa ishte pjesë e Federatës, i kishte vizituar njësia për krime ekonomike, por që në atë kohë nuk kishte gjetur asnjë parregullsi.

Ai insiston se keqpërdorimet për të cilat po akuzohet Ademi kanë të bëjnë me periudhën pas largimit të tij nga ky institucion.

Sipas Salihut, në FFK ka diktat total, sa që sekretari gjeneral nuk i nënshkruan vetë vendimet, por që e ka autorizuar kryetarin për ta bërë një gjë të tillë.

Moslicencimi i Federatës në Ministrinë e Sportit i mori në qafë klubet

Salihu, kryetar i Komisionit të Arbitrazhit Sportiv, e përmendi një tjetër problem që e ka goditur futbollin kosovar, atë të moslicencimit të Federatës.

Sipas tij, këtij problemi po ia shohin sherrin klubet, nga të cilat kërkon reagim për të dalë nga kjo situatë.

E për shkaktar të problemeve, gishtin e vë vetëm tek një njeri – tek kryetari Ademi.

“Klubet janë konfuze se ku të drejtohen, janë duke i humbur qindra mijëra euro për shkak të moslicencimit. Statuti është më diskriminues që ka mundur të jetë dhe licencimi nuk mund të ndodh. Duhet të gjendet me urgjencë një rrugë për të dalë nga kjo situatë alarmante. Edhe vetë klubet e kanë fajin, pasi duhet ta kenë dhe ta gjejnë një zgjidhje”, tha në fund Salihu.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Josa flet dhe tregon arsyen pse nuk u bë trajner i Dritës

April 21, 2023
AKTUALE

Arlind Rrustemaj, sulmuesi premtues i KF Vëllaznimit

April 25, 2023

Shpallet kampioni i parë në futbollin e Kosovës

April 25, 2023

Munishi bëhet me punë të re, nga tani është analist i rregullt në këtë kanal televiziv

April 25, 2023

Batatina: Është dashur të fitojmë jo të barazojmë

April 23, 2023
TË TJERA

Florent Muslija shënon EUROGOL nga gjuajtja e lirë

April 23, 2023

Juan Mata e çon në qiell Rashicën: Urime njeri-raketë

April 19, 2023

Ndodhë në futbollin anglez, 20 minuta skuadrat e zhagisin ndeshjen, sepse iu konvenonte rezultati

April 19, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.