Florent Muslija ka arritur të shënojë golin e tretë për Paderbornin kundër Dusselfordit, duke çuar shifrat e rezultatit në 3:1.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, ka gjetur rrugën e golit, pas një periudhe jo shumë të shndritshme që ishte duke e kaluar me fanellën zikaltër.
Në minutën e 67-të ai mori përsipër ekzekutimin e penalltisë kundër Dusslefordit. Nga pika e bardhë shënoi për 3:1, duke e dërguar topin në këndin e majtë të portës kundërshtare (VIDEO).
Ky ishte goli i 3-të për të në kampionat në 19 paraqitje të zhvilluara. Gjithashtu, ai ka regjistruar edhe dy asiste tjera në edicionin e sivjetëm të Bundesliga 2.