Kanë përfunduar tre sfidat e para të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ferizaji ka arritur fitore të madhe ndaj Llapit me rezultat 2-1.
Ishin mysafirët të cilët kaluan të parët në epërsi me golin e Gerhard Prognit në minutën e 11-të.
Ferizaj barazoi shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë kur Edon Sadriu realizoi një gol të bukur për 1-1.
Edon Sadriu ishte hero i vendasve, kur në minutën e 59-të shënoi pas një asistimi të bukur nga Betim Haxhimusa për 2-1.