Ferizaj ka vazhduar me ndeshje të mira në miqësore.
Skuadra e drejtuar nga trajneri kroat Panadic ka mposhtur ekipin maqedonas FK Skopje me rezultat 2-1.
Sulmuesi kroat Mateo Panadic në minutën e 20-të dhe Edon Sadriu në të 40-tën kanë realizuar golat për skuadrën ferizajase.
Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për Ferizajn, pasi tani do të përgatiten për edicionin pranveror.
Në ndeshjen e parë në sezonin pranveror, Ferizaj përballet në udhëtim me Gjilanin.