• Ballina – Korrekt Press
  • Ballina – Sport
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
AKTUALE

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
Shigjeta
Korrekt Press
  • Rreth nesh
  • Na kontakto
LAJMI I FUNDIT
  • Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova
  • Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës
  • Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin
  • E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut
  • Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së
  • Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet
  • “Ligështohen” klubet, tani kërkojnë nga Ministria vërtetime tatimore veç për vete, pa licencë për FFK-në
  • Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh
Facebook Twitter Instagram
Korrekt SportKorrekt Sport
  • Ballina
  • Futbolli vendor
    • Superliga
    • Liga e Parë
    • Liga e Dytë
    • Liga e Tretë
    • Kupa e Kosovës
    • Legjionarët
    • Juniorët
  • Futsall
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Bota
  • Rajoni
NA NDIQNI
Korrekt SportKorrekt Sport
Home»Superliga»Ferizaj i pandalshëm, fiton edhe në Mitrovicë – Dukagjini ndalë pikët e plota në Klinë
Superliga

Ferizaj i pandalshëm, fiton edhe në Mitrovicë – Dukagjini ndalë pikët e plota në Klinë

By FFKMarch 11, 2023
Facebook WhatsApp Twitter Email
Share
Facebook Twitter Email WhatsApp





Ferizaj ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që gjatë 90 minutave u pa vetëm një gol. Ishte minuta e 19-të e ndeshjes kur u realizua goli i vetëm në këtë sfidë me mysafirët që bën një aksion fantastik.

Filip Gligorov asistoi bukur te Mateo Panadic i cili nga afërsia realizoi për 0-1.

Trepça ’89 deri në fund të ndeshjes kërkoi me ngulm golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe Ferizaj arkëtoi tre pikë të arta nga kjo përballje.

Ferizajasit me këto tre pikë ngritën në pozitën e shtatë në tabelë me 27 pikë, derisa lënë Trepçën ’89 një vend më poshtë me një pikë më pak.

Ndërkohë Dukagjini ka marr fitoren e dytë radhazi në Albi Mall Superligë, teksa ka mposhtur Drenicën me rezultat të pastër 2-0.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka mposhtur një kundërshtar direkt për mbetjen në elitë dhe tre pikët e fituara sot i japin komoditet në tabelë.

Ishte minuta e 12-të e ndeshjes kur Otto John kaloi klinasit në epërsi falë një goli të realizuar brenda zonës së rreptësisë për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesën e dytë klinasit e nisën më mirë, kur vetëm pas dy minutash shënuan golin e sigurisë.

Ishte mbrojtësi anësorë Arbër Shala që u përkujdes për 2-0.

Deri në fund Dukagjini u mbrojt mirë dhe arritën fitoren e dytë radhazi, derisa Drenica pëson humbjen e dytë të njëpasnjëshme.

Me tre pikët e fituara sot, Dukagjini ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë, derisa Drenica mbetet e fundit në tabelë me 23 sosh.





Share. Facebook Twitter Email WhatsApp

LEXO GJITHASHTU

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023

Munishi flet për herë të parë pas shkarkimit nga Prishtina

March 27, 2023

Ofendoi gjyqtarin, FFK me dorë të hekurt ndaj Armend Dallkut

March 23, 2023

FFK-ja dënon Llapin dhe Ballkanin

March 23, 2023
AKTUALE

Presidenti i Ferizajt, Abazi: Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin

March 29, 2023

E dhimbshme, Vdes futbollisti 15-vjeçar i 2 Korrikut

March 29, 2023

Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së

March 29, 2023

Përfundon takimi i klubeve në MKRS, thuhet se FFK nuk ka gjasa të licencohet

March 29, 2023
TË TJERA

Ky është rekordi i Giresse deri më tani te Kosova

March 30, 2023

Kapiteni i Andorrës, Vales: Mentaliteti i fortë i yni ndali yjet e Kosovës

March 29, 2023

Alushi: Barazimi me Andorrën është dëshpërim i madh

March 29, 2023
Korrekt Sport
Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
  • Ballina
  • Futbolli vendor
  • Kosova
  • Shqipëria
  • Rajoni
  • Bota
  • Futsall
  • Femrat
© 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.