Ferizaj të shtunën do të ketë një udhëtim shumë të vështirë në Skenderaj ku do të përballet me Drenicën në kuadër të javës së 23-të në Albi Mall Superligë, shkruan Demokracia.com.
Ferizaj që po mahnitë me paraqitjen e mirë këtë stinor, është shndërruar në një rival shumë të fortë dhe sigurisht ndeshjen e radhës e cilëson si njërën prej vendimtareve. Ferizajasit do të ndeshen me rivalin direkt në luftë për mbijetesë dhe nëse në këtë takim merr pikë të plota, do të bënin një hap të madh drejt shpëtimit.
Megjithatë, duhet pranuar se do të ketë bukur shumë telashe, pasi Drenica është ekip shumë i fortë si vendas, derisa Ferizajt do t’i mungojë njëri nga mesfushorët kyq. Bujar Shabani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit kroat Andrej Pandiq.
Shabani është skualifikuar me dy ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, pas kartonit të kuq që mori javën e kaluar në përballje me Dritën.